E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura Shtetërore, degët e universiteteve për të plotësuar Formularin A2



Jonida Tashi

Formulari A2, i cili do të jetë vendimtar për listimin e degëve që maturantët do të kenë dëshirë për të ndjekur studimet e larta këtë vit, nuk mund të plotësohet pa degët e universiteteve. Gazeta “Albania”, për t’u ardhur sa më shumë në ndihmë maturantëve po boton sot listën e plotë të të gjitha degëve të universiteteve publike. Të gjitha këto degë të fakulteteve publike do të gjenden të listuara në formularin A2, i cili është i vlefshëm për përzgjedhjen e degëve të preferuara ku maturanti dëshiron të studiojë. Në datën 30 qershor 2008 përfundon afati për përzgjedhjen e preferencave për të drejtat e studimit. Maturantët duhet të informohen se disa nga degët e universiteteve ndodhen në filiale jashtë qytetit të Tiranës, siç është rasti i Degës së Turizmit të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, por që ndodhet në Sarandë etj. Lista e degëve zë pjesën më të madhe të formularit A2. Nxënësit duhet ta lexojnë me shumë kujdes këtë listë për të gjetur degët që preferojnë. Për secilin universitet të vendit janë renditur të gjitha degët e tij. Në plotësimin e formularit A2 keni të drejtë të plotësoni 10 degë të preferuara. E para duhet të zgjidhet dega që preferoni më shumë, e dyta ajo që preferoni nëse nuk do të fitoni në preferencën e parë e kështu me radhë. Mbi këtë bazë të preferencave do të shpallen fituesit për secilën degë, gjithmonë nëse kandidatët kanë mbledhur pikët e nevojshme.
Përzgjedhja e preferencave
Përzgjedhja e preferencave për studimet e larta do të jetë më e thjeshtuar se në provimet e Maturës Shtetërore 2007. Specialistët e arsimit pohojnë se për këtë vit do të ndiqen procedura më të thjeshta në ndihmë të maturantëve për të bërë përzgjedhjen e duhur të degëve në fakultete gjatë plotësimit të formularit A2. Megjithatë, është e rëndësishme që të bëhet kujdes në përcaktimin e lëndëve me zgjedhje. Kështu, nxënësit të cilët kanë rezultate më të larta në lëndët shkencore, do të kenë më shumë mundësi që të fitojnë një degë të profilit shkencor, pasi dhe koeficientet janë më të lartë. Ndërkohë që po i njëjti nxënës do të ketë probabilitet më të vogël për t’u shpallur fitues në lëndët e profilit shoqëror, ndaj dhe përzgjedhja duhet bërë me shumë kujdes. Gjithashtu, është menduar që për t’u ardhur në ndihmë në përcaktimin e lëndëve sipas një rendi të caktuar, të zhvillohen dhe periudha konsultimi me mësues specialistë të fushës, për të ndihmuar nxënësit në zgjedhjen e lëndëve të duhura për në fakultet.
Specialistët
Këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera, maturantët do të ndihmohen nga specialistë të Ministrisë së Arsimit për të bërë listimin e duhur të preferencave në formularin A2. Këshillimi i maturantëve nga ekipet e veçanta të specialistëve do t’u mundësojë nxënësve që të kryejnë listimin e duhur të preferencave në bazë të probabilitetit, ku do të kenë më shumë mundësi për të fituar. Ekipe të veçanta specialistësh do të dërgohen në të gjitha shkollat e mesme të vendit, me synim këshillimin e maturantëve për përzgjedhjen e degëve të duhura për studimet e larta. Sipas specialistëve të MASH-it, qëllimi i kësaj nisme qëndron në shmangien e problemeve të hasura gjatë provimeve të maturës së vitit të shkuar, ku shumë maturantë për shkak të zgjedhjeve të gabuara humbën të drejtën për të vijuar studimet në një nga fakultetet publike të vendit.

I. UNIVERSITETI I TIRANËS

1. Fakulteti Histori-Filologji

Nr Degët
1 Histori
2 Gjeografi
3 Gjuhë-Letërsi
4 Gazetari

2. Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Nr Degët
1 Kimi
2 Biologji
3 Matematikë
4 Fizikë
5 Informatikë
6 Kimi Ushqimore
7 Kimi Industriale
8 Inxhineri Matematike dhe Informatike (Fizike)

3. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Nr Degët
1 Anglisht
2 Frëngjisht
3 Gjermanisht
4 Italisht
5 Gjuhë Sllave (ruse)
6 Greqisht
7 Turqisht

4. Fakulteti i Shkencave Sociale

Nr Degët
1 Psikologji
2 Punë Sociale
3 Filozofi-Sociologji
4 Shkenca Politike

5. Fakulteti i Ekonomisë

Nr Degët
1 Administrim-Biznes
2 Ekonomiks
3 Financë
4 Informatikë Ekonomike
5 (Administrim-Biznes)- Turizëm (Sarandë)

6. Fakulteti i Mjekësisë

Nr Degët
1 Mjekësi e Përgjithshme
2 Farmaci
3 Stomatologji
4 Shëndeti Publik

7. Fakulteti i Infermierisë

Nr Degët
1 Infermier i Përgjithshëm
2 Mami
3 Laborator
4 Fizioterapi
5 Logopedi
6 Imazheri

8. Fakulteti i Drejtësisë

Nr Degët
1 Drejtësi

II. UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS

1. Fakulteti i ndërtimit

Nr Degët
1 Inxhinieri Ndërtimi
2 Inxhinieri Hidroteknike
3 Inxhinieri Mjedisi
4 Arkitekturë
5 Inxhinieri Gjeodet

2. Fakulteti i Inxhinerise Elektrike

Nr Degët
1 Inxhinieri Elektrike
2 Inxhineri Elektronike
3 Inxhineri Informatike
4 Inxhinieri Telekomunikacioni
5 Inxhineri Mekatronike
Rektorat
1 Inxhineri Fizike
2 Inxhineri Matematike

3. Fakulteti i Inxhinerise Mekanike

Nr Degët
1 Inxhineri Mekanike
2 Inxhineri Tekstile dhe Mode
3 Inxhineri Materiale

4. Fakulteti Gjeologji - Miniera

Nr Degët
1 Inxhinieri ne Shkencat e Tokës
2 Inxhineri Gjeoinformatike
3 Inxhineri Gjeoburimeve

III. UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS

1. Fakulteti i Bujqësisë

Nr Degët
1 Drejtim Fermash dhe Arobiznes
2 Ekonomi dhe Politike Agrare
3 Financë-Konabilitet
4 Inxhineri Agrare në Hortikulturë
5 Inxhineri Agrare në Mbrojtje Bimësh
6 Inxhineri Agrare në Prodhim Bimor
7 Inxhineri Agrare në Zootekni dhe Biznes Blektoral
8 Inxhineri Agrare ne Akuakulturë dhe Menaxhim Peshkimi
9 Agromjedis dhe Ekologji
10 Teknologji Agroushqimore
11 Vreshtari dhe Enologji

2. Fakulteti i Pyjeve

Nr Degët
1 Inxhinieri Pyjore
2 Inxhinieri Druri

3. Fakulteti Veterinarisë

Nr Degët
1 Veterinari

IV. AKADEMIA E ARTEVE

Nr Degët
1. Fakulteti i Artit Skenik
1 Regji filmi dhe TV
2 Aktrim
3 Regji
4 Skenografi-Kostumografi
5 Koreografi
2. Fakulteti i Artit Figurativ
1 Pikturë
2 Skulpturë
3. Fakulteti i Muzikës
1 Muzikologji
2 Kompozim
3 Dirigjim
4 Piano
5 Violinë
6 Violoncel
7 Violë
8 Kitarë
9 Kontrabas
10 Flaut
11 Oboe
12 Klarinetë
13 Fagot
14 Korno
15 Trombë
16 Trombonë
17 Bastub
18 Këngëtare

V. AKADEMIA E EDUKIMIT FIZIK DHE SPORTEVE “Vojo Kushi”

Nr Degët
1 Mësues i Edukimit Fizik

VI. UNIVERSITETI I ELBASANIT

1. Fakulteti i Shkencave Humane

Nr Degët
1 Gjuhë-Letërsi
2 Histori-Gjeografi

2. Fakulteti Shkenc. Natyrore

Nr Degët
1 Biologji-Kimi
2 Matematikë-Fizikë

3. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Nr Degët
1 Anglisht
2 Gjermanisht
3 Frëngjisht
4 Italisht

4.Fakulteti i Mësuesisë

Nr Degët
1 Cikël i Ulët
2 Parashkollor

5. Fakulteti i Ekonomisë

Nr Degët
1 Administrim-Biznes
2 Financë-Kontabilitet
3 Ekonomia dhe e Drejta

6. Fakulteti i Shkencave Sociale

Nr Degët
1 Edukim Qytetar
2 Punonjë Social
3 Gazetari
4 Filozofi-Sociologji
5 Psikologji

7. Fakulteti i Infermierisë

Nr Degët
1 Infermier i Përgjithshëm

VII. UNIVERSITETI I GJIROKASTRËS

1. Fakulteti i Shkencave Humane

Nr Degët
1 Histori-Gjeografi
2 Gjuhë-letërsi
3 Administrim-Publik
4 Turizëm
5 Financë
6 Anglisht
6 Italisht
7 Greqisht

2. Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Nr Degët
1 Matematikë-Fizikë
2 Matematikë-Informatikë
3 Biologji-Kimi
4 Infermieri

3. Fakulteti i Shkencave të Edukimit

Nr Degët
1 Cikël i Ulët
2 Cikël i Ulët Parashkollor

VIII . UNIVERSITETI I KORCËS

1. Fakulteti i Mësuesisë

Nr Degët
1 Cikël i Ulët
2 Ciklel i Ulet Parashkollor
3 Anglisht
4 Filozofi -Sociologji
5 Matematikë
6 Gjuhë-Letërsi

2. Fakulteti i Ekonomisë

Nr Degët
1 Marketing
2 Administrim-Biznes
3 Turizëm
4 Financë

3. Fakulteti i Bujqësisë

Nr Degët
1 Agrobiznes
2 Hortikulturë
3 Inxhinieri Agronomike

Nr Degët
1 Infermier i Përgjithshëm
2 Mami

IX. UNIVERSITETI I SHKODRËS

1. Fakulteti i Shkencave Shoqërore

Nr Degët
1 Gjuhë –Letërsi
2 Histori
3 Gjeografi
4 Gazetari

2. Fakulteti i Shkencave Natyrore

Nr Degët
1 Matematikë
2 Fizikë
3 Biologji-Kimi
4 Informatikë
5 Infermieri
6 Mami
7 Fizioterapi

3. Fakulteti i Ekonomisë

Nr Degët
1 Administrim-Biznes
2 Financë-Kontabilitet
3 Turizëm

4. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Nr Degët
1 Anglistikë
2 Italianistikë
3 Gjermanistikë
4 Frëngjisht

5. Fakulteti i Shkencave të Edukimit

Nr Degët
1 Cikël i Ulët
2 Cikel i Ulet Parshkollor
3 Psikologji
4 Punë Sociale
5 Edukim Fizik

6. Fakulteti i Drejtësisë

Nr Degët
1 Drejtësi

X . UNIVERSITETI I VLORËS

1. Departamenti i Mësuesisë

Nr Degët
1 Cikël i Ulët
2 Parshkollor
3 Pedagogji e Specializuar
4 Matematike- Fizikë
5 Teknologji- Informacioni
6 Gjuhë - Letërsi
7 Anglisht
8 Italisht

2. Fakulteti i Tregtisë

Nr Degët
1 Drejtësi
2 Administrim- Biznes
3 Turizem

3. Fakulteti i Inxhinierise Navale

Nr Degët
1 Inxhinieri Navigacioni
2 Inxhinieri Navale

4. Fakulteti i Infermierisë

Nr Degët
1 Infermieri

XI. UNIVERSITETI I DURRËSIT

Nr Degët
1 Administrim-Biznes
2 Turizëm
3 Anglisht
4 Cikël i Ulët
5 Ekspert ne Proceset e Formimit
6 Shkolla e lartë Profesionale
7 Asistent ligjor
8 Asistent Administrativ
9 Infermier
10 Ndihmes Dentist
11 Specialist Rrjetash Kompjuterike
12 Menaxhim Ndërtimi
13 Menaxhim Transporti
14 Teknologji Automobilash

3 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›