Profili, 15 njerëzit më të pushtetshëm të planetit
Kush janë miliarderët që influencojnë kudo. Si e ngritën pasurinë dhe çfarë thonë për ta
Sipas “Financial Times”, në të gjithë botën janë afërsisht 600 miliarderë. Disa mezi shquhen prapa jahteve luksoze, ndërsa disa të tjerë po ndryshojnë gjithçka, që nga mënyra sesi ne votojmë, deri te mënyra e të jetuarit. Ja 15 të cilët udhëheqin botën.
Gazeta prestigjioze “Financial Times” (FT), ndryshe nga shumë gazeta dhe revista të tjera ekonomike, nuk ka hartuar një listë të miliarderëve, por një listë të miliarderëve më me influencë. Miliarderë, të cilët kanë ndryshuar historinë botërore, ata që kanë bërë ndryshime sociale, ekonomike, kulturore etj. Ata që për të arritur qëllimet e tyre kanë përdorur pasurinë e fituar vetë, ose të trashëguar nga familjet. Ndër ta, 25 veçohen si miliarderët me më influencë në botë. Lista e hartuar nga korrespondentët e “FT” në mbarë globin nuk është ndërtuar mbi parimin e sasisë, por të cilësisë së gjykimit. Sensibilizimi në luftën kundër sëmundjeve vdekjeprurëse është renditur më lart sesa krijimi i një partie politike, pavarësisht impaktit që kjo parti ose lëvizje ka sjellë. A është më i rëndësishëm përparimi në bioteknologji, sesa vendosja e paqes në Lindjen e Mesme? Cila perandori ka ndryshuar botën, CNN i Ted Turner, apo Rupert Murdock me FoxNews në SHBA dhe SKY në Europë? A do të konsiderohet Michewl Dell si Henry Fordi i kompjuterëve personalë? Gjykuesit e listës u ndanë në dy grupe, se cilët janë prej dy gjigantëve, Gordon Moore i “Intel”, apo Bill Gates i “Microsoft” ai që i kishte ofruar botës revolucion e vërtetë. Njëri prej gjykuesve u shpreh: ”Pa Intel revolucioni i kompjuterëve personalë nuk do të kishte ndodhur, çfarë bëri Microsoft”? Gates sigurisht ndodhet më lart në renditje, kjo jo për hir të perandorisë, sesa për hir të filantropisë së tij. Me fondet e dhëna ai ka ndihmuar shumë në kërkimet mbi sëmundjen e SIDA-s dhe Hepatit B. Megjithëse kjo listë lë shteg për debat, gjithsesi këta 25 perandorë kanë ndikuar pozitivisht, ose negativisht te miliona njerëz në mbarë globin.
Kush janë?
1. Bill Gates
Si ia arriti:
Themeloi në vitin 1975, së bashku me ortakun e tij, Paul Allen, kompaninë “Microsoft, e cila pas 29 vjetësh do ta bënte më të pasurin në botë me një pasuri të deklaruar prej 46.6 miliardë dollarësh. Sot në çdo zyrë dhe shtëpi ka të paktën një kompjuter.
Si e shpenzon pasurinë:
Fondacioni Bill dhe Melinda Gates, i cili kontrollon 27 miliardë dollarë, është i përqendruar në kërkimet mbi përmirësimin e jetës dhe shëndetit të njerëzve më të varfër në botë. SIDA, Hepatiti B dhe malaria janë ndër prioritetet.
Citat: ”A është pjesa e pasur e botës e ndërgjegjshme si jetojnë 4 nga 6 miliardë njerëzit e globit? Nëse do të ishim, atëherë ne do të donim t’i ndihmonim, të angazhoheshim”.
Çfarë thonë të tjerët për të: “Bill kërkon që bota ta shohë atë si Edisonin - shpikësi i madh. Por ai është Rockefeller, jo Edison”. - Larry Ellison, shef Ekzekutiv i Oracle.
2. Rupert Murdoch
Si ia arriti:
Lindur nga në familje botuesish gazetash në Australi, ai trashëgoi nga i ati “Adelaide News”, Sir Keith Murdoch. Në vitet ‘60 iku nga Australia, duke bërë revolucion në industrinë e gazetave. Bleu “The Sun” dhe “The News of The World”. “The New York Post” iu “nënshtrua” në vitin 1970, duke vijuar me 20 The Century Fox dhe kanalin televiziv Fox TV etj. Pasuria e tij vlerësohet 6.9 miliardë dollarë.
Si e shpenzon pasurinë:
73-vjeçari i amerikanizuar është personi më me influencë dhe më i pushtetshëm i medias. Ai zotëron 175 gazeta në mbarë botën; televizione kabllorë dhe dixhitalë. Zotëron 35 kanale televizivë në SHBA, ose 40 për qind të tregut. Në çdo kontinent ai zotëron kanalin përkatës më të fuqishëm. Ai ishte lider për luftën në Irak si dhe kundërshtari më i fortë për adoptimin e euros nga Britania.
Citimi: ”Monopolet janë gjëra të tmerrshme... derisa të kesh një të tillë”.
Çfarë thonë të tjerët: ”Fyhreri i fundit, gjëja e parë që bëri si të gjithë diktatorët ishte pushtimi i medias dhe përdorja e saj për axhendën personale. Në parim kjo është çfarë Rupert Murdock bën me median e tij”. - Ted Turner (themelues i CNN).
3. George Soros
Si ia arriti:
Gjiganti i menaxhimit të fondeve gëzon një pasuri prej 7.2 miliardë dollarësh. Soros Managment Fund është themeluar më 1973-shin. Ai bëri 1 miliard dollarë vetëm me një bast kundër Bankës së Anglisë mbi normën e këmbimit të paundit në shtator të vitit 1992. Aktivitetet tashmë i drejtojnë djemtë, Robert dhe Jonathan.
Çfarë bën me pasurinë:
74-vjeçari Soros ka themeluar Institutin për Shoqëri të Hapur në vitin 1993, për të përkrahur fondacionet e tij në Europën Qendrore dhe Lindore si dhe në ish-Bashkimin Sovjetik. Ai ofron bursa studimi për studentë dhe pasuniversitarë. Vetëm gjatë muajit të kaluar ai shpenzoi 18.5 milionë dollarë në fushatën presidenciale në SHBA, ku doli kundër presidentit Bush.
Citimi: ”Unë vendosa që gjëja më e rëndësishme që mund të bëja për shoqëritë e hapura globale ishte të nxirrja Bushin nga Shtëpia e Bardhë”
4. Silvio Berluskoni
Si ia arriti:
Ndërtimi ishte aktiviteti ku mori fitimet e para, në vitin 1975 perandoria e tij “Fininvest” kontrollonte 100 biznese. Familja e tij zotëron më shumë se gjysmën e Mediaset-it. Ka aksione në shumë banka dhe shtypin e shkruar. 68 vjeç, ai është më i pasuri në Europë dhe pasuria e tij i kalon 10 miliardë dollarët.
Si i shpenzon:
Në vitin 1994 e shndërron himnin e tifozëve të Kombëtares “Forza Italia” në një lëvizje politike, ku bëhet edhe kryeministër, njëkohësisht klubi i blerë nga ai AcMilan korrte sukses në të gjitha kompeticionet. Zgjedhjeve të ardhshme i duhet të përballet me Romano Prodin, i kthyer tashmë nga Brukseli.
Citimi: “Vetëm unë e bëj të vij rrotull këtë vend”
Vlerësime: ”I papërshtatshëm të drejtojë Italinë”.- “The Economist”
5. Gordon Moore
Bashkëthemelues i Intel në vitin 1968. Ai e udhëhoqi atë nga krijimi deri te madhështia. Ka një pasuri prej 3.8 miliardë dollarësh. Revolucion në industrinë e kompjuterëve personalë.
Si i shpenzon:
Në vitin 2000 gjysmën e aksioneve të tij të Intel i përdori për të krijuar fondacionin Gordon E. And Betty I. Foundation, që njihet si bamirësi më i madh në SHBA. Në vitin 2001 i ka dhënë një grant prej 600 milionë dollarësh Institutit Kalifornian të Teknologjisë.
Citim: ”Kam më tepër para sesa më duhen...“
6. Steve Jobs
Pasuria 2.6 miliardë dollarë, themelues e kompanisë së kompjuterëve “Apple”, 49 vjeç.
Citimi: “23 vjeç vleja më shumë se 1 milion dollarë, 24 vjeç vleja më tepër se 10 milionë dhe 25 më tepër se 100, dhe kjo nuk ishte shumë e rëndësishme se asnjëherë nuk e kam bërë për para”.
7. Nicholas Frank Oppenheimer
59 vjeç, brezi tretë i dinastisë De Beers, të cilët kontrollojnë tregtinë globale të diamanteve (45 % të tregut), familja më e pasur e Afrikës zotëron 4.4 miliardë dollarë.
8. Michael Bloomberg
62 vjeç, me një pasuri prej 5 miliardë dollarësh, bleu nga aksionet e “Bloomberg”. Është kryebashkiaku i Nju Jorkut, duke sfiduar republikanët, në fushatë ka shpenzuar 70 milionë dollarë, ose 70 dollarë për 1 votë. Ai u bë i famshëm për ndalimin e duhanit në të gjitha barët e qytetit, ka dhënë 100 milionë dollarë donacion Universitetit “John Hopkins”.
9. Ted Turner
Themelues i CNN, pasuri prej 1.9 miliardë dollarësh, televizioni i tij u bë i famshëm në Luftën e Gjirit, për t’u bërë lider në informacionin global.
10. Jeff Bezos
Një dotcom i famshëm, Amazon, me një pasuri prej 4.3 miliardë dollarësh, ka një nga motorët më të famshëm të internetit.
11. Azim Premji
Numri një i ”Wipro”, kompania më e madhe teknologjike në Indi, ka trashëguar nga i ati 84% të saj. Quhet “Bill Gates indian”, është lider tregu në industrinë high-tech. Pasuria e tij totale 6.7 miliardë $.
12. Oprah Winfrey
50 vjeç, e ardhur nga shtresat e ulëta, është bërë e pasur dhe VIP nga një shou televiziv; ndiqet në 100 vende të botës dhe ka 300 milionë shikues në javë. Ajo vlen 1.3 miliardë dollarë.
13. Richard Mellon
72 vjeç, pasuria 1.2 miliardë dollarë.
14. Ingvar Kamprad
78 vjeç, suedez, themelues i Ikea (arredim) ka 186 dyqane në 31 shtete. Ai jeton në Zvicër, për shkak të ekzilit të taksave dhe sipas revistës “Forbes” ka një pasuri prej 18.5 miliardë dollarësh, por sipas një gazetari suedez është më i pasur se Bill Gates.
15. Michael Dell
Dell Computer, pasuri prej 14.2 miliardë dollarësh. Për shkak të tij sot çdo shtëpi dhe zyrë ka të paktën një kompjuter.
3 Prill 2008