Ambasadori shqiptar në Kombet e Bashkuara, letër gazetës “Ney York Times”
Përfaqësuesi i përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara Adrian Neritani, i dërguar një letër kryeredaktorit të gazetës “New York Times” në lidhje me shkrimin e botuar nga kjo gazetë pak ditë më parë mbi trafikun e armëve në Shqipëri. Siaps ambasadorit shqiptar në OKB, akuzat e hedhura nuk janë të vërteta. Gazeta “New York Times” vendosi të boto të plotë këtë letër. “Qeveria e Shqipërisë është e vendosur në luftën kundër korrupsionit dhe është plotësisht e vendosur të ndihmojë NATO-n në Afganistan. Për këtë ne kemi filluar një hetim rreth akuzave për korrupsion ndaj Agjencisë së Eksportit të Armëve në Shqipëri, si dhe ndaj akuzave se Shqipëria ka furnizuar forcat afgane me armë jashtë standardeve. Ne jemi shumë të befasuar nga publikimi i akuzave të pabazuara për korrupsion nga ana e gazetës suaj. Dëshmia e vetme në këtë drejtim, vjen nga një burim i vështirë për t`u besuar, me një kasetë të regjistruar në mënyrë sekrete mes dy tregtarë armësh të dyshimtë dhe të interesuar për të mbrojtur veten. Ne hedhim poshtë akuzat e hedhura në këtë bisedë pasi as Kryeministri, as djali i tij nuk janë të përfshirë në procesin e prokurimit të asnjë ministrie, përfshirë edhe Ministrinë e Mbrojtjes. Për sa i përket Afganistanit, Shqipëria është e vetëdijshme se lufta kundër ekstremizmit është një çështje përcaktuese në ditët tona. Duke njohur tiraninë gjatë regjimit komunist, ne jemi të vendosur për promovimin e lirisë dhe demokracisë në të gjithë botën. Forcat Shqiptare sot janë të angazhuara në misionet paqeruajtëse në Afganistan. Ne jemi të gatshëm të dërgojmë më tepër trupa atje nëse është e nevojshme. Për sa i përket akuzave se municioni nuk ishte i koduar, praktikat standarde diktojnë që blerësi mban përgjegjësinë e plotë për testimin e cilësisë. Qeveria e Shqipërisë është tërësisht e angazhuar për transparencë. Përveç kësaj të gjitha dokumentet përkatës që lidhen me këtë çështje dhe të gjitha gjetjet nga hetimet do të bëhen publike. Ne jemi të bindur se kur të jetë bërë kjo, do të provohet se akuzat janë të pabaza”, thuhet në letrën e ambasadorit shqiptar Adrian Neritani në OKB.
Shqipëri-Austri, bashkëpunim për regjistrin kombëtar të gjendjes civile
TIRANË – Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, priti dje në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile të Austrisë, Osvald Kesler, me qëllim konkretizimin e termave të bashkëpunimit dhe kalendarit të punës për zhvillimin e softëare-it të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, bëri të ditur Zyra e Shtypit pranë Ministrisë së Brendshme. Zv. ministri Poni bëri një panoramë të përgjithshme të ecurisë së projektit për modernizimin e shërbimit të gjendjes civile në kuadër të projektit me BE dhe OSBE. Ai theksoi vullnetin e Ministrisë së Brendshme dhe të Qeverisë shqiptare për garantimin e standardeve europiane në konceptimin dhe realizimin e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile. Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile të Austrisë, Osvald Kesler, shprehu gatishmërinë për të ofruar variantin austriak për ndërtimin e software-it të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile dhe mënyrën e komunikimit të regjistrit me bazat e tjera të të dhënave dhe me të gjitha zyrat e gjendjes civile në Shqipëri. Kesler prezantoi në takim një plan të detajuar të implementimit të projektit. Përfundimi i këtij komponenti të projektit do të jetë në përputhje me të gjithë axhendën e integruar të projekteve të Ministrisë së Brendshme në këtë fushë.
3 Prill 2008