E Diel, 1 Nëntor 2026

Matura, miratohet sot formulari A2 për pranimet në universitete



Ministria e Arsimit pritet të miratojë sot formularin A2, i vlefshëm për pranimet në universitete. Ashtu si dhe vitin e kaluar, edhe gjatë këtij viti maturantët kanë të drejtë të përzgjedhin 10 degë të preferuar në formularin A2. Pranimi në universitete për vitin e ardhshëm akademik do të bazohet në preferencat e maturantëve, të cilat do të listohen sipas rendit zbritës në formularin A2. Ndërsa përsa i përket mënyrës së plotësimit, grupet e punës në APRIAL dhe AVA, që kanë detajuar këtë formular, pohojnë se edhe për maturën e këtij viti, plotësimi do të jetë i njëjtë me atë të vitit të kaluar. Megjithëse janë parashikuar që në formularin A2 të bëhen disa ndryshime të vogla, specialistët e arsimit shpjegojnë se ai nuk do të pësojë ndryshime thelbësore në përmbajtje, por thjesht do t’i shtohen disa elemente të reja. Përsa i përket futjes së këtyre elementeve në formular, specialistët pohojnë se është parashikuar që të shtohen degët e reja që janë hapur vitin e kaluar në disa universitete të vendit. Gjithashtu, në listën e profileve të gjimnazeve do të shtohen edhe dy profile të tjera, duke e çuar në 50 numrin e profilit të shkollave të mesme në vend, nga 48 që ka qenë në Maturën 2008.

1 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›