Statistikat, një në 160 fëmijë në Shqipëri lind daun
Specialistët e shëndetësisë japin alarmin se shifrat po rriten frikshëm. Dje u zhvillua Konferenca shkencore për autizmin, e pranishme dhe ministrja Godo
Emanuela Sako
Rritet numri i fëmijëve autikë ose me deformime mendore në 10 vitet e fundit. Dy ditë para Ditës Botërore të Autizmit, në ambientet e QSUT-së u mbajt një konferencë shkencore mbi pasojat që shkakton kjo sëmundje dhe sjelljet e personave të prekur. Specialistët theksuan se në 10 vitet e fundit statistikat tregojnë një rritje të madhe të autizmit, ku në 160 fëmijë 1 është autik. Specialistët sqarojnë se autizmi infantil është një çrregullim ku fëmija nuk është në gjendje të krijojë asnjë lidhje emocionale me njerëzit e tjerë. Njëkohësisht sëmundja shoqërohet me dëmtime të shprehura të aftësive komunikuese dhe fëmija manifeston përgjigje të çuditshme ndaj aspekteve të ndryshme të ambientit. Ministrja e Shëndetësisë Anila Godo, u shpreh gjatë konferencës se mjekët duhet të marrin masa për parandalimin e sëmundjes.
Sëmundja
Ata që preken nga autizmi nuk kanë aftësi të kufizuara fizike dhe pamja e tyre është si çdo person normal. Për këtë arsye është e vështirë të përcaktohet menjëherë sëmundja. Për shkak se fëmijët me autizëm duken normal, njerëzit e afërt apo prindërit mund të mendojnë se ata janë të pasjellshëm. Kështu, autizmi është paaftësi zhvilluese e përjetshme, e cila ndikon në mënyrën se si personi komunikon dhe sillet me njerëzit rreth tyre. Fëmijët dhe të rriturit me autizëm kanë vështirësi të kenë afërsi me të tjerët. Aftësitë e tyre për të krijuar shoqëri dhe për të kuptuar shprehjet emocionale të njerëzve të tjerë janë të kufizuara. Njerëzit me autizëm shpesh mund të kenë paaftësi të tjera. Ata nuk mund të njohin siç duhet dhe të kuptojnë sjelljen e tyre dhe të të tjerëve ndaj tyre. Ekziston edhe një gjendje tjetër që quhet sindroma Asperger, e cila është shkalla më e lartë e sëmundjes.
Numri
Në 10 vitet e fundit numri i të prekurve nga autizmi është rritur së tepërmi. Ministria e Shëndetësisë po ndërmerr realizimin e një sërë aktivitetesh për të sensibilizuar qytetarët, për t’i identifikuar më shpejt rastet. Ministrja Anila Godo tregoi rastet e para të kësaj sëmundjeje, të cilat kërkojnë teknika arsimore dhe mënyra mjekësore për trajtimin e të sëmurëve. Specialistët këshillojnë që të afërmit e personave të prekur t’u drejtohen specialistëve për kurimin e këtyre personave, në mënyrë që sëmundja të mos përparojë.
1 Prill 2009