Matura, nën përgjim mësuesit dhe nxënësit
Të gjithë maturantëve dhe mësuesve të lëndëve të provimeve të maturës shtetërore do t‘u përgjohen telefonat. Ky është vendimi më i fundit i Drejtorisë Rajonale të Arsimit, që do të prekë shkollat e mesme publike dhe jopublike të Rrethit të Fierit. Ka qenë Zyra juridike e DRA-së së Fierit ajo që ka shpërndarë një formular në të gjitha shkollat publike dhe jopublike të rrethit. Shpërndarja e formularit ka nisur qysh javën e kaluar, ndërkohë që procesi duhet të përfundojë dy ditët e para të kësaj jave, të hënën dhe të martën. Burime zyrtare të drejtorive të shkollave publike dhe jopublike kanë pohuar për gazetën "Shqip" se një urdhër i shoqëruar me një formular ka mbërritur në drejtoritë e shkollave të enjten e kaluar. "Na është kërkuar të deklarohen numrat e telefonit të të gjithë maturantëve, si dhe të të gjithë mësuesve që japin lëndët e provimeve të maturës. Përveç numrit personal të tyre, na është kërkuar edhe numri fiks që mësuesit ose nxënësit kanë në shtëpi. Justifikimi zyrtar që na ka ardhur prej drejtorisë arsimore për këtë proces ka qenë përgjimi i telefonit që do t‘u bëhet mësuesve dhe nxënësve gjatë zhvillimit të provimeve të maturës". Kështu ka treguar për gazetën Lindita Sila, drejtoreshë në një prej shkollave jopublike të Fierit.
Mësuesit, të cilëve do t‘u përgjohen telefonat, janë ata që japin lëndën e letërsisë dhe të matematikës. E ndërsa maturantët janë shprehur të lehtësuar se e kanë gjetur zgjidhjen e prekjes së privatësisë, duke vënë në dispozicion të këtij procesi numra telefoni që nuk funksionojnë, apo numra telefoni që i kanë siguruar në tregun e zi, reagim më i ashpër ka ardhur prej mësuesve të lëndëve të maturës. "Përderisa rregulli është që gjatë zhvillimit të provimeve ne nuk do të mbajmë të hapur telefonat celularë, apo nuk do të hyjmë në provim me aparat telefoni në çantë, pse duhet të deklarojmë numrat tanë? Ky është cenim i privatësisë, që bëhet në emër të shtetit", ka thënë Elida Gjermeni, mësuese matematike në një nga shkollat publike të rrethit. Konfirmohet se mësuesit janë mbështetur dhe nga drejtoritë e shkollave. Ndërkohë ata kanë hartuar një peticion drejtuar drejtorisë së arsimit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. E ndërsa shumë prej shkollave të Fierit e kanë neglizhuar procesin në fjalë dhe e kanë kundërshtuar në mënyrë kategorike, zyrtarisht në drejtorinë rajonale të arsimit të Fierit thonë se është zyra juridike ajo që po merret me procesin në fjalë. Po ashtu, në institucionin më të lartë arsimor të pohojnë se urdhri dhe formulari i lëshuar për të gjitha shkollat e Rrethit të Fierit ka qenë si rezultat i zbatimit të një urdhri të mbërritur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencave. Vitin e kaluar, gjatë provimeve të maturës shtetërore është aplikuar për herë të parë përgjimi i telefonave të nxënësve dhe mësuesve dhe të dhënat tregojnë se nga Fieri nuk u kap asnjë mësues apo nxënës që të ketë përdorur telefonin personal gjatë kryerjes së provimeve.