E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reformat, Leskaj informon BERZH-in

Kryetarja e grupit parlamentar të PS, Valentina Leskaj, informoi dje mbi ecurinë e reformave dhe qëndrimet e opozitës këshilltarin politik të BERZH, dr. Oleg Levitin, i cili ndodhet në një vizitë pune në vendin tonë. Në këtë takim, Levitin shprehu interes mbi situatën ekonomike e politike në vend, mbi prioritetet politike e ekonomike të programit të Partisë Socialiste, si dhe për efektet e krizës globale në vendin tonë.

Leskaj e informoi atë lidhur me situatën ekonomike e politike në vend, sidomos në prag të zgjedhjeve duke u ndalur posaçërisht në rolin e opozitës gjatë këtyre katër viteve ku ndryshe nga më parë opozita ka qenë ofruese e nismëtare e disa prej reformave më të qenësishme në vend, siç janë ato zgjedhore, në drejtësi etj., të cilat kanë ndikuar direkt në përmirësimin e kuadrit ligjor, si dhe të imazhit të Shqipërisë te partnerët ndërkombëtarë e që ishin vendimtare në vendimmarrjen e tyre për pranimin e Shqipërisë në NATO dhe për të paraqitur kërkesën për vend kandidat në BE.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›