E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punësimi sezonal në Itali,shqiptarët vetëm 4 mijë kërkesa

Vetëm 4 mijë shqiptarë kanë aplikuar për të përfituar nga kuotat e lira të shpallura nga qeveria italiane për punësim sezonal në vendin fqinj. E ndërsa numri total i këtyre kuotave ka qenë plot 80 mijë, tejet i vogël ka qenë interesi për to. Kjo ka bërë të mundur që e drejta për të aplikuar mbetet sërish për të gjithë ata që janë të interesuar, por që njëkohësisht kanë edhe një pikë kontakti në vendin fqinj, që mund t‘u krijojë lidhje me punëdhënës italianë. Kjo edhe për faktin se janë pikërisht punëdhënësit italianë ose të tjerë në këtë shtet që mund të kërkojnë punëtorë stinorë nga Shqipëria dhe vende të tjera.

"Pavarësisht se kërkesat për këtë kategori punëtorësh nisën që më 15 prill 2009, kur ishte edhe data ligjore e hyrjes në fuqi të dekretit në fjalë, 80 mijë kuotat e përgjithshme të vëna në dispozicion nga qeveria italiane ende nuk janë plotësuar. Vetëm tri javë nga kjo datë, punëdhënësit, si më sipër, paraqitën diçka më shumë se 44 mijë kërkesa për punësim, qoftë individualisht, qoftë edhe përmes shoqatave të tyre të punëdhënësve", shprehet specialisti për Emigracionin në Ministrinë e Punës, Durim Hatibi. Ndërsa bëhet e ditur se në "klasifikimin" e posaçëm, sipas shtetësive, në aplikime kryeson nënkontinenti indian, me më shumë se 10 mijë kërkesa për punëtorë bangladeshas dhe indianë; pas tyre vijon Maroku me thuajse 7 mijë kërkesa. Më tej renditet Shqipëria me 4 mijë kërkesa, si dhe Moldavia me 3 mijë të tilla. Provincat që kanë regjistruar numrin më të madh të kërkesave janë Latina (6 mijë), Raguza (6 mijë) dhe Krotone (2 mijë).

Në tërësi vihet re se kuotat për baristë, kamerierë, mëditës bujqësorë dhe nëntipe të tjerë të punëtorit stinor nuk plotësohen të tëra. Të dhënat zyrtare janë: 24122 kërkesa të paraqitura nga shoqatat e punëdhënësve të kësaj kategorie; 20272 kërkesa të paraqitura nga punëdhënës-individë.

Sistemi i kuotave përcakton numrin maksimal të hyrjeve të lejuara për këtë vit në Itali, për punë të kontraktuara sezonale.

Ministria shqiptare e Punës informoi mbi përmbajtjen e dekretit për punësime sezonale në Itali, si dhe për rrugët praktike të këtij punësimi, kuotat e disponueshme në çdo rajon dhe provincë të Italisë, por edhe sektorët ku lejohet ky tip punësimi.

Siç del edhe nga përmbajtja e dekretit, kuotat për punësim stinor nuk ndahen në bazë shtetësie. "Sidoqoftë, ky lloj punësimi, pavarësisht se në bazë ka kërkesën e punëdhënësit, nuk do të mundësohej nëse Republika e Shqipërisë nuk do të kishte nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Republikën Italiane në fushën e migrimit", pohon specialisti i Emigracionit, Durim Hatibi. A

Përzgjedhja

E rëndësishme për aplikim

pika e kontaktit në Itali

Sistemi i kuotave përcakton numrin maksimal të hyrjeve të lejuara për këtë vit në Itali, për punë të kontraktuara sezonale. Çdokush që mund të ketë pika kontakti në vendin fqinj dhe gëzon aftësi profesionale në përputhje me kërkesat e shpallura, ka të drejtë të aplikojë. Pra, nga aplikimi është "përjashtuar" çdo mundësi që të përdoren si ndërmjetës institucione shtetërore të vendeve nga do të vijnë punëtorët stinorë. Kështu, ndryshe nga më parë, nuk do të jetë Ministria e Punës ajo që do të përzgjedhë punëmarrësit që do të përfitojnë nga ky dekret-fluks.

Si të gjitha kërkesat, të paktën të deritanishme, edhe ato për punëtorë stinorë kanë në themel kërkesën e një punëdhënësi, që e zgjedh me emër shtetasin e huaj, duke e njohur personalisht, apo me rekomandime të të njohurve, të afërmve etj.

E gjithë paketa informative si më lart bën pjesë në fushatën informative të ndërmarrë nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, duke qenë në rolin e ofrimit të informacionit të saktë për të gjithë shtetasit.

"Informacioni i mësipërm u konceptua edhe nga kërkesa të shtetasve shqiptarë, që rëndom na pyesin: Mirë, ne njohim punëdhënës, që janë të gatshëm të na kërkojnë për t‘u punësuar, sipas procedurave të vendosura nga shteti italian, por nuk dinë nga të nisen dhe si të veprojnë", shprehet specialisti Hatibi.

Në këtë këndvështrim, shton më tej ai, e menduam të dobishme të pasqyrojmë edhe ndarjen sipas rajoneve dhe provincave, të bërë nga Ministria e Punës, Shëndetit dhe Politikave Sociale të Italisë.

Flukset stinore.

Kuotat për çdo provincë italiane

Në zbatim të detyrimit ligjor, Ministria italiane e Punës ka shpërndarë tashmë 80 mijë kuotat për punëtorë stinorë, të programuar për vitin 2009. Më poshtë janë të gjitha këto kuota:

Rajoni Liguria

Provincat

Xhenova 100

Imperia 250

La Specia 50

Savona 400

Total 800

Rajoni Piemonte

Provincat

Alesandria 450

Asti 450

Biela 20

Kuneo 2000

Novara 50

Torino 800

Verbania C.O. 15

Verçeli 15

Total 3800

Rajoni Val d‘Aosta

Provincat

Aosta 50

Rajoni Lombardia

Provincat

Bergamo 90

Breshia 550

Komo 20

Kremona 100

Leko 20

Lodi 100

Mantova 2600

Milano 200

Pavia 200

Sondrio 100

Vareze 20

Total 4000

Provinca autonome Trento

Trento 3000

Provinca autonome Bolcano

Bolcano 1000

Rajoni Veneto

Provincat

Beluno 150

Padova 450

Rovigo 600

Trevizo 160

Venecia 1000

Verona 5500

Viçenza 90

Total 8000

Rajoni Friuli Venecia Xhiulia

Provincat

Goricia 50

Pordenone 150

Trieste 50

Udine 450

Total 700

Rajoni Emilia Romanja

Provincat

Bolonja 400

Ferrara 400

Forlì - Çezena 2000

Modena 600

Parma 200

Piaçenca 300

Ravena 2500

Rexhio Emilia 100

Rimini 1500

Total 8000

Rajoni Toskana

Provincat

Areco 250

Firence 180

Groseto 2500

Livorno 115

Luka 110

Masa Carrara 60

Piza 90

Pistoia 80

Prato 5

Siena 510

Total 3900

Rajoni Marke

Provincat

Ankona 550

Askoli Piçeno 450

Maçerata 400

Pezaro-Urbino 450

Total 1850

Rajoni Umbria

Provincat

Peruxhia 270

Terni 80

Total 350

Rajoni Lacio

Frozinone 100

Latina 6530

Rieti 90

Roma 1000

Viterbo 180

Total 7900

Rajoni Abruco

Provincat

Kieti 400

L‘Akuila** 3500

Peskara 300

Teramo 300

Total 4500

**Kuota, përkohësisht të ruajtura, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Imigrimit.

Rajoni Molize

Provincat

Kampobaso 440

Izernia 60

Total 500

Rajoni Kampania

Provincat

Avelino 80

Benevento 750

Kazerta 2500

Napoli 1250

Salerno 2520

Total 7100

Rajoni Pulja

Provincat

Bari 700

Brindizi 250

Foxhia 4500

Leçe 700

Taranto 350

Total 6500

Rajoni Bazilikata

Provincat

Matera 300

Potenca 950

Total 1250

Rajoni Kalabria

Provincat

Katanxaro 400

Kozenca 1450

Krotone 2900

Rexhio Kalabria 600

Vibo Valentia 50

Total 5400

Rajoni Siçilia

Provincat

Agrixhento 50

Kaltaniseta 140

Katania 300

Ena 150

Mesina 180

Palermo 180

Raguza 3100

Sirakuza 1500

Trapani 100

Total 5700

Rajoni Sardenja

Provincat

Kaljari 130

Nuoro 500

Oristano 20

Sasari 50

Total 700



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›