Takime informuese për studimet në vendin fqinj
Për të lehtësuar studimin e të rinjve shqiptarë në universitetet italiane, ambasada italiane në Tiranë ka menduar që të organizojë një javë me takime në qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë.
Përfaqësuesit zyrtarë të ambasadës italiane në Tiranë bëjnë të ditur se nga data 13 deri më 21 maj, këto takime informuese do të zhvillohen në qytetet e Vlorës, Gjirokastrës, Korçës, Shkodrës, Elbasanit, Durrësit dhe Tiranës.
Gjithashtu, bëhet e ditur se këto takime përveç se do të ilustrojnë sistemin universitar italian, kanë për qëllim në mënyrë të veçantë të lehtësojnë procedurat e regjistrimit në Itali për vitin akademik 2009/2010, si në kurset universitare të Diplomave të Nivelit të Parë, Diploma të Nivelit të Dytë, studime specialiteti, ato për nivel Masteri. Por informacion do të ketë edhe për aplikimet për në kurset pas universitare në vendin fqinj për nivelet e studimit Master, Doktoratë etj. Sipas përfaqësuesve të kësaj ambasade, këto takime do të organizohen në këto qytete edhe duke u mbështetur në udhëzimet e Kancelarive Konsullore Italiane në Shqipëri.
Në Tiranë ky takim do të zhvillohet më datë 21 maj në orën 11:00 pranë Hotel "Tirana International".
Përfaqësia diplomatike e vendit fqinj e konsideron këtë një iniciativë në favor të atyre të rinjve shqiptarë, që mendojnë t‘i përkushtohen formimit të tyre, sipas standardeve evropiane.