E Shtunë, 31 Tetor 2026

HEC 12 megavat mbi lumin Devoll

Pas lidhjes së kontratës me firmat fituese, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, nisi dje inspektimin e punimeve për hidrocentralin e Tervolit, i cili do të shfrytëzojë potencialin hidroenergjetik të rrjedhës së sipërme të Lumit Holtë, degë e Lumit Devoll. Sipas METE-s, kapaciteti i HEC-it do të jetë 12 megavat, kurse prodhimi vjetor parashikohet në rreth 40 milionë kilovat/orë. Sipas kontratës, HEC-i i Tervolit do të jetë gati pas 15 muajve, kurse vlera e investimit llogaritet në rreth 325800000 lekë. Të dhënat që ofron ministria tregojnë se vlera e investimit vetëm për makineritë dhe pajisjet mendohet të jetë diku te 17488 lekë për kilovat/orë të instaluar. Këshilli i Ministrave miratoi kontratën me vendimin nr. 724, datë 30.04.2007. "Për Miratimin e Kontratës së Koncesionit të Formës BOT për ndërtimin e Hidrocentralit Tervol". Edhe pse me numër të madh kontratash të lidhura në dy vitet e fundit, gati 50, energjia elektrike e siguruar nga HEC-et lokale nuk garantojnë as 2 për qind të konsumit vjetor të energjisë elektrike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›