Braçe: Keqqeverisja, çdo fëmijë shqiptar paguan 2366 USD
Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe, deklaroi dje se si rezultat i keqqeverisjes çdo fëmijë shqiptar duhet të shlyejë 2366 dollarë. Në një komunikim për mediat, para maternitetit "Mbretëresha Geraldinë" reagoi për
miratimin shtatë marrëveshje huaje, me vlerë 496 milionë dollarë.
"Natyrisht, që Kryeministri tha që kishte punuar njësoj për fëmijët edhe të tij edhe të fëmijëve të tij edhe të fëmijëve të shqiptarëve. Për fat të keq gënjen. Dje, Parlamenti i Shqipërisë miratoi shtatë marrëveshje huaje, pra borxhi, me vlerë 496 milionë dollarë", tha ai. Sipas Braçes, në rast se çdo fëmijë i porsalindur, i cilitdo shqiptari, sot, ngarkohet me 200 dollarë borxh, dhe përgjatë vitit 2009, do të ngarkohet me 2366 dollarë borxh, fëmijët e Sali Berishës dhe fëmijët e fëmijëve të Sali Berishës, ngarkohen me pasuri prej 236 mijë dollarëve përgjatë një viti dhe kjo e deklaruar në zyrat e deklarimit të pasurisë. "Ky është dallimi, kjo është varfëria dhe kjo është diferenca sot midis Sali Berishës dhe fëmijëve të çdo shqiptari tjetër të ndershëm", tha Braçe.