Detajohen 100 projekte për infrastrukturën në shkolla
10/04/2009 MASH për 2009-n
Përmirësimi i infrastrukturës shkollore do të jetë prioriteti i Ministrisë së Arsimit për 2009-n, ku janë parashikuar të zbatohen më shumë se 100 projekte. Këto të fundit do të synojnë përmirësimin e kushteve dhe ambienteve ku arsimohen nxënësit shqiptarë, e veçanërisht ata të zonave periferike apo në zonat e thella malore. Lajmi është konfirmuar nga kreu i dikasterit të Arsimit Fatos Beja gjatë inaugurimit të shkollës 9-vjeçare në periferi të kryeqytetit, së cilës iu vu emri “Kongresi i Manastirit”. Me propozim të MASH-it dhe vendim të këshillit bashkiak kjo shkollë tashmë do të mbajë emrin e një ngjarjeje të rëndësishme e historike të vendit. “Janë mbi 100 projekte në të gjithë Shqipërinë që janë miratuar si faza e parë e fillimit të projekteve për vitin 2009. Ne jemi të vendosur që të gjitha shkollave të Shqipërisë t’u përmirësojmë standardet dhe kushtet për zhvillimin e mësimit”, - ka deklaruar ministri Beja. Ndërkohë bëhet e ditur se në shkollën “Kongresi i Manastirit” pohohet se mësojnë rreth 700 nxënës, aktiviteti i së cilës është iniciuar për herë të parë në shtator të vitit të shkuar. Megjithatë, projektet e parashikuara për t’u realizuar gjatë këtij viti mbi përmirësimin e kushteve në shkolla nuk do të synojnë vetëm rikonstruksionin e ambienteve, por dhe sigurimin e bazës së nevojshme didaktike, e cila do të jetë në funksion të përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies.