Parashikohet përkrahje e veçantë për kategoritë problematike
10/04/2009 Hartohet drafti i ligjit integral për mbrojtjen e fëmijëve
Tashmë të drejtat e fëmijëve në mbarë vendin do të garantohen nga ligji integral që po hartohet nga ekspertët e qeverisë shqiptarë me asistencën e strukturave ndërkombëtare. Drafti i këtij ligji është detajuar dhe pritet që gjatë muajit qershor të kalojë për miratim në qeveri. Aktualisht një grup i specializuar pune po detajon dhe analizën e të dhënave dhe gjendjes reale të fëmijëve në të gjithë vendin, veçanërisht në konceptimin e kuadrit të duhur ligjor që do të sigurojë mbrojtjen e kësaj shtrese. Në përbërje të këtij grupi pune janë përfshirë ekspertë të të gjitha ministrive të linjës si dhe përfaqësues të UNICEF-it. Drejtori i përgjithshëm i Politikave në Ministrinë e Punës, Gjergj Leka, ka pohuar se ky ligj integral për mbrojtjen e fëmijëve do të përgjigjet për ato probleme që nga ana ligjore sot janë të pambuluara dhe do të dërgohet për miratim në qeveri gjatë muajit qershor. “Kemi kategori fëmijësh, si: jetimët, fëmijët e rrugës, të dhunuarit, romët, fëmijët e ngujuar, ata me probleme shëndetësore etj., që nuk janë të mbuluara 100 për qind nga ligji. Pavarësisht se ka ligje të veçanta, ne mendojmë që t’i integrojmë ata dhe të bëjmë një ligj integral, ku të jetë i qartë i gjithë aktiviteti që ka të bëjë me fëmijët”, - ka pohuar Leka. Megjithatë, përkrahje të veçantë do të ketë për ata fëmijë që konsiderohen si grupe vulnerabile e që janë të ekspozuar ndaj fenomeneve negative, si punës së detyruar, shfrytëzimit trafikimit për qëllime shfrytëzimi etj. Synimi kryesor do të jetë mbështetja e kësaj shtrese dhe integrimi i tyre nga rruga drejt bankave të shkollës. Në ndihmë të këtij qëllimi janë propozuar të realizohen një sërë projektesh edhe me ndihmën e organizmave ndërkombëtare
Kategoritë që do shtohen
Reformohet skema e ndihmës ekonomike, në të cilën është vendosur që të përfshihen në skemën e trajtimit edhe grupe që nuk kanë përfituar asnjëherë më parë. Konkretisht është hartuar projektligji i ri, i cili përcakton që pagesa e këtyre kategorive do të rritet bashkë me pagat e punonjësve buxhetorë.
Pas evidentimeve të bëra ka rezultuar se disa grupe në nevojë që duhet të jenë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike janë edhe fëmijët jetimë, të cilët nuk qëndrojnë në institucione të trajtimit specifik si dhe viktimat e trafikimit pas daljes nga institucionet e përkujdesit social.
Skemës do t’i shtohen grupet që kanë si kryefamiljar njërin nga fëmijët, duke qenë se prindërit e tyre nuk jetojnë më, ata që kanë vetëm njërin nga prindërit, por ky është i dënuar për vepra penale, si dhe rasti kur prindit i është hequr e drejta prindërore me vendim gjykate.
Gjithashtu kësaj skeme do t’i shtohen edhe rastet kur kryefamiljare është nëna, ndërsa prindi tjetër nuk jeton si dhe grupi tjetër, ku si kryefamiljar është një pjesëtar i familjes që është mbi moshë pune e që nuk përfiton pension, ashtu si dhe pjesa tjetër e familjes.