Matura paguan 3 mijë lekë në ditë mësuesit
Mijëra mësues në mbarë vendin do të angazhohen në muajt qershor-korrik me provimet e maturës. Ata do të marrin pagesa të kënaqshme për punën ekstra të kësaj periudhe. Ministria e Arsimit ka bërë të ditur për "Shqip" se çdo mësues që angazhohet si vlerësues apo administrator do të paguhet me 3 mijë lekë në ditë. Shuma llogaritet në bazë të orëve të mësimit, por nga llogaritjet del se ata do të paguhen afërsisht tre mijë lekë. Shuma do të jetë më e konsiderueshme për vlerësuesit e testeve, të cilët do të bëjnë më shumë ditë pune. Ndërsa administratorët shërbejnë si të tillë një apo dy ditë, ndaj marrin më pak para nga Matura Shtetërore.
Specialistë të Ministrisë së Arsimit bënë të ditur se mësuesit që do të marrin pjesë në provimet e maturës po përzgjidhen nga drejtoritë arsimore të çdo rrethi. Emrat e tyre shkojnë në Qendrën e Vlerësimit gjatë javës së ardhshme. Është pikërisht kjo qendër që ka përcaktuar edhe shumën e shpërblimit për mësuesit. Mësohet se janë afërsisht 2500 arsimtarë që angazhohen në këtë proces dhe do të marrin nga tre mijë lekë në ditë. Numri më i madh i mësuesve do të shërbejë në ditët e provimeve si administratorë. Ata do të qëndrojnë në klasa nga ora 09:00-14:00 të ditës së provimit dhe kanë përgjegjësinë për mbarëvajtjen e tij. Pra duhet të shpërndajnë dhe të mbledhin testet e provimit dhe mbi të gjitha të ruajnë qetësinë në klasë, gjatë orëve të provimit. Për një ditë provimi, mësuesi administrator paguhet tre mijë lekë. Nëse drejtoria arsimore e angazhon në më shumë se një provim, atëherë shuma shumëzohet me numrin e ditëve që kryen këtë funksion.
Ndërkohë që, si vlerësues testesh do të angazhohen 150 mësues në të gjithë vendin. Ata janë nga Qarku i Tiranës, Elbasanit, Fierit dhe Shkodrës, ku do të çelen qendrat e vlerësimit. Ministria e Arsimit bën të ditur se secili nga këta mësues do të paguhet 3 mijë lekë në ditë. Korrigjimi i testeve mund të zgjasë 10 deri në 15 ditë, ndaj edhe pagesa në total varion nga 30 mijë deri 45 mijë lekë për gjithë punën e kryer në Maturën Shtetërore.
Provimet e maturës janë tre dhe zhvillohen në datat 9 dhe 17 qershor, si dhe 10 korrik. Lënda e Gjuhë-Letërsisë është e para më datë 9 qershor dhe matematika dy javë më pas, pra më datë 17 qershor. Këto janë të detyruara për të marrë dëftesën e shkollës së mesme. Ministria e Arsimit bën të ditur se provimet e detyruara të Maturës Shtetërore, në shkollat e mesme të përgjithshme me kohë të plotë, zhvillohen në të njëjtat data, 9 dhe 17 qershor. Përpos dy lëndëve të detyruara janë edhe dy lëndët me zgjedhje, që jepen në korrik dhe janë kusht për përzgjedhjen e studentëve fitues të shkollës së lartë. Maturantët mund të zgjedhin 2 nga 9 lëndë të mundshme. Siç shihet, gama e gjerë e lëndëve bën që si vlerësues provimesh të përzgjidhen mësues nga thuajse të gjitha lëndët e shkollës së mesme. Ndërsa si mësues administratorë, ata që japin lëndë të kundërt me provimin. Kështu, nëse një mësues shërben si administrator në provimin e letërsisë, ai duhet të jetë patjetër i profilit të lëndëve natyrore. Janë planifikuar mbi 2300 mësues, administratorë në të gjithë vendin dhe afro 150 mësues vlerësues.
Drejtori i AVA-s
Masa të forta sigurie
në qendrat e vlerësimit
Drejtori i Qendrës së Vlerësimit të Provimeve, Edmond Lulja, ka bërë të ditur se do të ketë masa të forta sigurie në objektet që do të shërbejnë si qendra vlerësimesh. Ai tha se forcat e rendit do të ruajnë 24 orë shkollat përkatëse, si dhe mësuesit do të korrigjojnë testet me short. Në ndryshim me një vit më parë, testet e plotësuara nga maturantët do të korrigjohen jo më në një qendër vlerësimi në Tiranë, por nga 4 të tilla edhe në Elbasan, Shkodër e Fier. Përpos policisë private, në këto qendra do të qëndrojë edhe furgoni i forcave speciale të rendit, për të shmangur incidentet e mundshme, gjatë korrigjimit të fletëve të provimit. Çelja e tre qendrave të reja të vlerësimit kryhet për të pasur një administrim më të mirë e të sigurt të procesit.