E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumçi: TAP i ka të gjitha shanset për të fituar këtë garë

13-06-2013 / Gazeta 55

Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Italisë, Greqisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës

Ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, Greqisë, Italisë dhe Malit të Zi u takun në Dubrovnik, ku konfirmuan mbështetjen për gazsjellësin TAP.  TAP është planifikuar të transportojë gazin e Azerbajxhanit nga Greqia për në Itali nëpërmjet Shqipërisë - si një pjesë integrale e Korridorit Jugor të Gazit dhe kjo rrugë, thuhet në deklaratën e përbashkët, është alternativa më e favorshme nga ana tregtare.  Kryediplomati shqiptar Aldo Bumçi shprehu besimin se gazsjellësi TAP i ka të gjitha mundësitë për të fituar garën me Nabucco-n, për transportimin e gazit nga Kaspiku në Europë. “Ne të gjithë besojmë dhe shpresojmë se TAP-i ka të gjitha shanset për të fituar këtë garë. Ne jemi këtu, përsëri, për të vazhduar mbështetjen tonë të fuqishme kundrejt dy projekteve TAP dhe IAP, dhe në të njëjtën kohë për të forcuar bashkëpunimin tonë të shkëlqyer, në një fushë që konsiderohet me prioritet të lartë nga të gjitha qeveritë tona”- u shpreh Bumçi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›