E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Nxorem bashkine nga konflikti politik Luljeta Ndoka

Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, eshte perzgjedhur per te referuar ne Qendren e Studimeve te Avancuara Nderkombetare, John Hopkins SAIS, me qender ne Uashington. Sipas burimeve zyrtare, arsyeja e perzgjedhjes se Bashes per te referuar ne kete qender te rendesishme, e cila renditet e gjashta nder te gjitha universitetet ne mbare boten, ishte vizioni i kryebashkiakut te Tiranes dhe ofrimi i nje modeli ndryshe te qeverisjes. Michael Haltzel, lider i shoqerise civile nderkombetare, ne Qendren e Marredhenieve Transatlantike "Johns Hopkins", ka bere nje prezantim te karrieres se zotit Basha, duke nenvizuar se fillimisht ka qene anetar i ri ne mbrojtjen e te drejtave te njeriut ne shoqerine civile dhe ne vitin 1992, vezhgues ne zgjedhjet elektorale te atij viti. Ndonese i ri, sipas Haltzel, CV-ja e zotit Basha eshte tejet e pasur. "Pasi perfundoi studimet ne Holande dhe master ne te Drejten Nderkombetare, me pas, punoi ne ish-Jugosllavi, si anetar i nje ekipi pune per Gjykaten Etnike dhe si keshilltar ligjor, pas luftes se Kosoves per Kombet e Bashkuara", prezantoi Haltzel. Sipas tij, ne zgjedhjet e vitit 2005, pasi fiton Partia Demokratike, Lulzim Basha caktohet minister i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve. "Ai inicioi projektin me te madh, ndertimin e rruges Durres - Kukes - Morine. Ne vitin 2007, caktohet minister i Jashtem, ku ne vitin 2008, Shqiperia merr ftesen per anetaresimin ne NATO. Gjithashtu, me rendesi ishte edhe njohja dhe shpallja e Kosoves te pavarur, po ate vit. Ne vitin 2009, punohet per liberalizmin e vizave, ne kohen kur Basha ishte minister i Brendshem, kohe kjo kur ai zbatoi gjithe kriteret per emigrimin dhe rregullat per emigracion", eshte shprehur Michael Haltzel, lider i shoqerise civile nderkombetare, ne Qendren e Marredhenieve Transatlantike "Johns Hopkins". Sipas tij, qe ne komentin kur Basha u zgjodh kryebashkiak i Tiranes, ai po prezanton nje stil te ri qeverisjeje per promovimin e investimeve, krijimin e Agjencise se Mbrojtjes se Konsumatorit. Ndersa kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, ne prezantimin e tij nenvizoi se per te ka qene nje privilegj te drejtonte disa nga ministrite kyce ne Shqiperi, sikunder ndihej po aq i privilegjuar dhe shume i motivuar, per t'i sherbyer qytetit te tij, Tiranes dhe bashkeqytetareve kryeqytetas. Gjate takimit u tha se ne nje arene te ndezur debati politik, Basha vendosi te nxjerre Bashkine e Tiranes nga konflikti politik dhe ai, personalisht, t'i dedikohet gjate 24 oreve problemeve te qytetareve te Tiranes. Mundesine per te qene kryetar i Bashkise se Tiranes, pasi kishte drejtuar me pare 3 ministri kyce, Basha e konsideron nje tjeter shans. "Kushdo qe ka jetuar ne kete qytet dhe ne nje cast te caktuar ka endrrat e tij, se si do te ngjante ky qytet dhe ku edhe une kam pasur dikur endrrat e mia. Nje mendim i tille filloi te rritej cdo dite ne mendjen time, ndersa kisha shume kujdes se cfare nevojitej te behej me Tiranen. Dhe si mund ta bejme ate? Pasojat me te renda nga situata politike dhe konflikti politik ishin ne Tirane. Kjo ishte mundesia me e madhe, qe t'ia kthenim Tiranen qytetareve, qe vendi te ece perpara dhe t'i coje qytetaret, ne vendin e pare te vendimmarrjes", tha Basha ne referimin e tij.

Amerikanet, pyetje Bashes per politikat sociale

Gjate referimit, Bashes iu drejtuan nje sere pyetjesh lidhur me mundesine e zbatimit te programit te tij, mbeshtetjen per grate kryefamiljare dhe personat ne nevoje, mundesine e zhvillimit te Tiranes dhe terheqjen e investitoreve, etj. Kryebashkiaku i Tiranes beri te ditur se buxheti per kete vit do te jete buxheti me i larte, pra buxheti me vleren me te madhe dhe kjo do te mundesohet duke ulur barren fiskale, rritjes se bazes se tatimpaguesve, reduktimit te informalitetit. Basha beri te ditur se vetem ne muajin gusht u regjistruan 495 biznese te reja ne Tirane. Kryetari i Bashkise se Tiranes tha se asete me vlera te larta do te vihen ne perdorim, sikunder projektet strategjike te tilla, si: zgjerimi i bulevardit qe nderpritet nga Lumi Lana, ndertimi i dy linjave te tramit, ndertimit te nje terminali te ri, se bashku me stacionin e autobuseve urbane, qe do te marrin jete shume shpejt. Rendesi e madhe, sipas Bashes, do t'i kushtohet transparences dhe rritjes se kapitalit privat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›