Pedofilia, dy britanikët vijnë sot me pranga në Rinas
TIRANE - Dy shtetasit britanikë të akuzuar për abuzimet seksuale me të miturit në qendrën humanitare “Fëmijët e tij”, pritet të ekstradohen ditën e sotme në aeroportin e Rinasit.
Të pandehurit u akuzuan për abuzime seksuale në qendrën e menaxhuar nga David Braun, por menjëherë pas skandalit u arratisën nga Shqipëria. Robin Arnold dhe Dino Kristodulu, pritet të mbërrijnë sërish në Shqipëri, por këtë herë jo si turistë të seksit të të miturve, por në pranga pikërisht me abuzimet e kryera ndaj tyre. Lajmi është bërë i ditur për gazetën “Panorama”, nga burime të besueshme të Policisë së Shtetit, të cilët kanë pohuar se tre oficerë të zyrës së Interpol Tiranës, ndodhen në Londër prej më tepër se tri ditësh me qëllimin për të realizuar ekstradimin e të akuzuarve për pedofili. Përveç procedurave zyrtare të policisë angleze, oficerët e Interpol Tiranës, duhet të kryejnë edhe shoqërimin për dy britanikët, Dino Kristodulu me origjinë greke dhe Robin Arnold me kombësi angleze. Në Rinas, të akuzuarit për krime dhe abuzime të rënda seksuale ndaj të miturve do t’iu dorëzohen autoriteteve të Policisë së Burgjeve, për t’i vënë më pas në dispozicion të drejtësisë lidhur me gjyqin që po zhvillohet në Tiranë për abuzimet seksuale me fëmijët. Dy të akuzuarit, që rrezikojnë të dënohen deri 20 vjet burg në Shqipëri kanë pretenduar se kushtet e burgjeve shqiptare janë mizerabël dhe se në to është e pamundur të jetohet normalisht. Pas kësaj autoritetet shqiptare të drejtësisë dërguan informacion zyrtar në Angli ku pasqyruan gjendjen e burgjeve në Shqipëri dhe provat kundër dy të pandehurve. Kjo u bë shkak që të rrëzohej pretendimi i dy të akuzuarve, të cilët pritet që nesër të mbërrijnë me pranga në Tiranë dhe të gjykohen për krimet seksuale, që dyshohet se kanë kryer ndaj shtatë të miturve shqiptarë. Aktualisht dosja në ngarkim të tyre ndodhet në zyrën e gjyqtarit Ilir Çeliku, të përzgjedhur nga shorti për ta shqyrtuar dosjen. Deri tani janë shtyrë rreth tetë seanca gjyqësore, pasi ishte e pamundur të zhvillohej procesi në mungesë të dy personave të akuzuar veç nga David Braun, i cili u arrestua në Shqipëri menjëherë pas zbulimit të skandalit. Autoritetet britanike të drejtësisë premtuan ekstradimin e tyre, pas paraqitjes së provave nga organet shqiptare. d.b