E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maturantët jashtë shtetit, si ti ekuivalentoni dëftesat

Autori i Lajmit: Entela Duraj

Shtetasit shqiptarë që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë shtetit, kanë të drejtë të vazhdojnë studimet e larta në universitetet shqiptare, por me kusht që të zotërojnë gjuhën shqipe në një nivel të pranueshëm për të vijuar studimet universitare. Zotërimi i gjuhës shqipe vërtetohet nëpërmjet dëshmisë së provimit që zhvillohet mbi bazën e programit për të huajt pranë Fakultetit të Histori-Filologjisë, në Universitetin e Tiranës. Procedura e dhënies së provimit të Gjuhës Shqipe, programi dhe tarifa e këtij provimi përcaktohen nga Fakulteti Histori-Filologji së në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor. Koha e dhënies së provimit të gjuhës shqipe pranë Fakultetit të Histori-Filologji është muaji maj. Nga rregulli i dhënies së provimit të Gjuhës Shqipe përjashtohen të gjithë ata shtetas të cilët kanë vazhduar studimet në shkollën e mesme, në institucione arsimore që kanë program mësimor në Gjuhën Shqipe. Me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, pranë MASH ngrihet një Komision i Posaçëm për të shqyrtuar kërkesat e këtyre shtetasve shqiptarë që vijnë nga jashtë vendit. Shtetasit shqiptarë paraqesin pranë këtij Komisioni këto dokumente: Kërkesën me shkrim për të vazhduar një program studimi në IALP; Dëftesën origjinale së bashku me listën e notave të gjithë viteve të shkollës së mesme,të përkthyera dhe të noterizuara; Fotokopje e noterizuar e pasaportës ose kartë identiteti. Paraqitja e këtyre dokumenteve bëhet nga data 1 deri më 15 prill 2010. Marrja e provimit të gjuhës shqipe është kusht për pranimin e kandidatëve në programet e studimit në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik. Shtetasit shqiptarë që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë shtetit dhe që nuk kanë dhënë provimet ekuivalente me Maturën Shtetërore,(D1, D2, Z1 dhe Z2) për tu pranuar në IALP,duhet të japin Gjuhën Shqipe & Letërsinë dhe Matematikën,ose
një nga gjuhët e huaja të menysë së lëndëve me zgjedhje,e konceptuar sipas standardit të testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë (provimet me detyrim D1). Në rastin kur këta shtetas japin si provim të detyruar, Gjuhën Shqipe&Letërsinë
ata janë të përjashtuar nga detyrimi i pikës 1 të këtij Udhëzimi.Në rastin kur nuk e japin si provim të detyruar atëherë i nënshtrohen, dhënies së provimit të Gjuhës Shqipe pranë Fakultetit të Histori - Filologjisë, sipas përcaktimit të pikës 1 të këtij Udhëzimi. Në rastet kur Komisioni vlerëson se dokumentet shkollore të shtetasve shqiptarë të përmendur në pikën 1, nuk provojnë për dhënien e provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore, por vetëm ato me detyrim D1 dhe D2,atëherë ky komision përllogarit notën mesatare të viteve të shkollimit dhe notat e provimeve të detyruara D1 dhe D2. Në rastet kur Komisioni vlerëson se shtetasi shqiptar i ka kryer të gjitha detyrimet e Maturës Shtetërore dhe ka dhënë edhe provime pranimi për në Universitetet e vendit nga ku ai vjen, atëherë Komisioni përllogarit notën mesatare, notat e provimeve të detyruara dhe me zgjedhje dhe ia përcjell dokumentacionin AVA-s dhe APRIAL-it. Në këtë rast shtetasi shqiptar do të vijojë plotësimin e dokumentacionit me Formularin A2. Komisioni, pasi njeh vlefshmërinë e dëftesës shkollore, përcakton mbi bazën e
dokumentacionit të paraqitur provimet që do të japë shtetasi shqiptar sipas rastve të parashikuara në pikën 4,5 dhe 6 të këtij Udhëzimi dhe përcjell zyrtarisht dokumentacionin KMSh-së DAR/ZA-së, ku shtetasi shqiptar ka vendbanimin,deri në datën 30 prill 2010. KMSh e DAR/ZA-së përcjell këto të dhëna në AVA dhe APRIAL dhe cakton shkollën ku kandidati do të japi provimet e Maturës Shtetërore. Formularët A1Z të plotësuar nga kandidatët për të cilët bën fjalë ky Udhëzim, dorëzohet zyrtarisht brenda datës 5 Maj nga DAR/ZA në AVA dhe APRIAL,së bashku me përmbledhësen e të dhënave të tyre. Për shtetasit shqiptarë që duan të studiojnë në programet e studimit të IALP me kohë të pjesshme, përveç kritereve të parashikuara nga ky Udhëzim u nënshtrohen edhe kritereve të parashikuara nga Udhëzimi i posaçëm i MASH për këto programe studimi. Ngarkohen për zbatimin e këtij Udhëzimi, Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Edukimit Parauniversitar, Drejtoria e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, Sektori i Bashkëpunimit Internacional, Sektori i Marrëdhënieve me Median dhe Publikun, Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore.

Ky lajm është publikuar: 08/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›