Provimet e Maturës, 45 pyetje për 90 pikë
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Ministria e Arsimit publikon udhëzimin e ri për provimet e Maturës dhe ato të Lirimit për vitin 2010. Maturantët do ti nënshtrohen një testi me 25 kërkesa për provimet e detyruara, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative dhe përbëjnë 13 pikë dhe 12 kërkesa janë me zhvillim dhe përbëjnë 37 pikë. Provimet e detyruara do të zgjasin 2 orë e 30 minuta secila. Në udhëzimin e MASH përcaktohet qartë se përqindja e notave të provimeve të detyruara (D1 dhe D2) për shkollat profesionale dhe social kulturore është e tillë që në shkollat profesionale Letërsia zë 15% dhe Matematika 25%; në shkollat social kulturore: Letërsia dhe gjuha shqipe 25%, Matematika 15%; në shkollat pedagogjike: Letërsia dhe gjuha shqipe 20%, Matematika 20%. Notat e dy provimeve të detyruara shënohen në Dëftesën e Pjekurisë.
Provimet me zgjedhje
Testet e provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore përmbajnë për secilën lëndë 20 kërkesa, nga të cilat 10 kërkesa janë me përgjigje alternative dhe përbëjnë 10 pikë dhe 10 kërkesa janë me zhvillim dhe përbëjnë 30 pikë. Provimet me zgjedhje zgjasin 4 orë. Kohëzgjatja për dhënien e përgjigjeve për nxënësit që do të japin provim të MSH njërën nga lëndët me zgjedhje është 2 orë. Këta nxënës do të zhvillojnë provimin në mjedise të veçanta.
Administrimi
Administrimi dhe zhvillimi i provimeve të Maturës Shtetërore bazohet në “Rregulloren për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore në Republikën e Shqipërisë”. Testet për provimet e Maturës Shtetërore hartohen dhe administrohen nga Agjencia Qendrore e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA), mbi bazën e programeve orientuese lëndore përkatëse. AVA, brenda muajit prill 2010 përllogarit sasinë dhe llojin e testeve që duhet të përgatisë për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore (të detyruara dhe me zgjedhje).
Hartimi dhe vlerësimi
Përzgjedhja e testit për secilin nga provimet e detyruara dhe me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2010 të kryhet nga specialistë të caktuar prej Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, të cilët emërohen përgjegjës të testit përfundimtar (PTP) në kushtet e ruajtjes së plotë të sekretit, brenda ambienteve të izoluara të AVA. Pas përzgjedhjes së testit të kryhet shumëfishimi dhe paketimi i test-broshurave nga AVA. Periudhat kohore të ekspozimit potencial të sekretit (KOEPS-eve) për Maturën Shtetërore 2010 të jenë: 25 maj deri më 01 qershor 2010; 08 qershor deri më 15 qershor 2010; 23 qershor deri më 30 qershor 2010. Specialistët e lëndëve përkatëse në AVA futen në KOEPS, një ditë më pas nga datat e përcaktuar në pikën 19. Roli i tyre është vetëm formatimi, shumëfishimi dhe shpërndarja e testeve. Drejtoria e Institutit të Zhvillimit të Arsimit (IZHA), e Agjencisë Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional (AKAFP) dhe Kultur-Kontakt të marrin masat e mëposhtme, për lirimin e mjediseve dhe vënien e tyre në dispozicion të AVA, gjatë periudhës 24 Maj-01 Korrik 2010: duke zhvilluar veprimtarinë e tyre në mjedise të tjera jashtë ndërtesës ku ndodhet AVA; duke planifikuar lejet e zakonshme për specialistët të cilët nuk janë angazhuar si përfaqësues të MASh-it, për ndjekjen e provimeve të Maturës Shtetërore 2010.
Pagesa e punonjësve
Punonjësit që angazhohen jashtë kohës normale të punës në procesin e administrimit dhe të vlerësimit të provimeve të Maturës Shtetërore 2010, të paguhen sipas akteve nënligjore në fuqi. Shpenzimet e udhëtimit, hotelit dhe ushqimit të specialistëve të përfshirë në këtë proces mbulohen nga institucionet përkatëse. Ngarkohen për zbatimin e këtij Udhëzimi Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Edukimit Parauniversitar, Drejtoria e Programeve të Zhvillimit, Drejtoria e Shërbimeve të Përgjithshme, AVA, IZHA, AKAFP, Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore.
Si do të bëhet vlerësimi i testeve
Pas zhvillimit të çdo provimi të Maturës Shtetërore 2010, testet e nxënësve të dërgohen nën masa të rrepta sigurie në godinën e shkollës “Sabaudin Gabrani”, Tiranë. AVA kryen inventarizimin dhe shpërndarjen e tyre në qendrat e vlerësimit. Vlerësimi i testeve të nxënësve në provimet e Maturës Shtetërore 2010 do të bëhet në katër qendra: në Tiranë, në godinën e shkollës “Sabaudin Gabrani”; në Elbasan, në godinën e shkollës “Qemal Stafa”; në Shkodër, në godinën e shkollës “Jordan Misja”; në Fier, në godinën e shkollës “Naim Frashëri”. DAR Tiranë, DAR Elbasan, DAR Shkodër dhe DAR Fier të marrin masa për lirimin e mjediseve për vlerësimin e testeve në godinat e sipërpërmendura dhe për ruajtjen e tyre me shërbim 24 orësh me roje civile, gjatë periudhës 1 qershor -15 korrik 2010. Pas çdo provimi të Maturës Shtetërore 2010, në secilën nga 4 qendrat e vlerësimit, të funksionojë në mënyrë permanente një grup i administrimit dhe monitorimit të testeve me përbërje si më poshtë: një përfaqësues i AVA; një përfaqësues i MASH; një përfaqësues i DAR përkatëse. AVA bën intervistimin dhe përzgjedhjen e vlerësuesve për çdo provim të Maturës Shtetërore dhe dërgon listat në DAR/ZA përkatëse, brenda datës 15 Prill 2010. Vlerësuesit e përzgjedhur të trajnohen nga AVA sipas një programi e grafiku të posaçëm dhe të certifikohen në mbarim të këtij trajnimi. Për drejtimin teknik të procesit të vlerësimit AVA të caktojë në çdo qendër e për secilin provim dy specialistë të cilët do të përzgjidhen e trajnohen prej saj në periudhën 15 prill- 15 maj 2010.
9-vjeçaret
Provimet e Lirimit, testi me 25 pyetje
Provimet e Lirimit i jep çdo nxënës që ka përfunduar me rezultate kaluese të gjitha lëndët e klasës së nëntë të arsimit bazë. Testi për secilin nga Provimet e Lirimit do të përmbajë 25 kërkesa, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative dhe përbëjnë 13 pikë, kurse 12 kërkesa janë me zhvillim dhe përbëjnë 37 pikë. Provimet e Lirimit zgjasin 2 orë e 30 minuta. Procedurat e hartimit të këtyre testeve përcaktohen në “Rregulloren për zhvillimin e Provimeve të Lirimit në Republikën e Shqipërisë”, të miratuar me Urdhrin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Nr. 107, datë 19.02. 2010. Në shkollat e pakicave kombëtare (greke dhe maqedonase) zhvillohet Provimi i Lirimit edhe për gjuhën amtare. Për shkollat e pakicës kombëtare greke teza do të përgatitet nga DAR Gjirokastër. ZA Delvinë dhe ZA Sarandë tërheqin në DAR Gjirokastër tezën në ditën e provimit. Për shkollat e pakicës kombëtare maqedonase teza përgatitet nga DAR Korçë. Testi për Provimin e Lirimit në gjuhën amtare do të përmbajë të njëjtat kërkesa sipas pikës 2 të këtij udhëzimi. Për Institutin e nxënësve që nuk shikojnë, testi të tërhiqet në AVA nga drejtoria e institutit një ditë para zhvillimit të provimit, që e kthen atë në sistemin e shkrimit BRAIL. Notat e provimeve të lirimit shënohen në Dëftesën e Lirimit.
Ky lajm është publikuar: 08/04/2010