Maturanti plagoset në oborrin e drejtorisë arsimore
Nxënësi i vitit të katërt të shkollës ekonomike u qëllua me thikë në këmbë nga një person që donte të legalizonte dëftesën e shkollës
Policia shpalli në kërkim autorin e dyshuar të krimit me akuzën e plagosjes së rëndë me dashje
TIRANË- Një maturant i shkollë së mesme Teknike Ekonomike në Tiranë u plagos dje me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, në ambientet e Drejtorisë Rajonale Arsimore të kryeqytetit, pas një grindjeje banale në oborrin e saj.
Ngjarja ndodhi disa metra larg ambienteve të Shkollës së Mesme Ekonomike, kur nxënësi i vitit të katërt, Valden Osmani, 18 vjeç, u qëllua me thikë në këmbë disa herë, pas një sherri banal mes tyre midis tij dhe një personi tjetër. Në ngjarje ka marrë dëmtime të lehta por pa probleme serioze edhe roja i shkollës që hyri të ndante dy të rinjtë që grindeshin mes tyre.
Ngjarja ndodhi dje rreth orës 13.00 në rrugën " Jeronim De Rada" në momentet që i plagosuri bashkë me një ish- nxënës tjetër të shkollës së mesme "Kostandin Kristoforidhi" kanë qenë duke kryer disa veprime në zyrat e Drejtorisë Arsimore për legalizimin e një dëftese të shkollës së mesme.
Gjatë sherrit në oborrin e Drejtorisë Arsimore ka mbetur i plagosur lehtë edhe roja i këtij institucioni, i cili ka tentuar të ndajë të rinjtë gjatë sherrit që kishte lindur midis tyre.
Sipas burimeve të Policisë së kryeqytetit, personi që ka goditur me thikë 18- vjeçarin është identifikuar dhe është shpallur në kërkim, ndërkohë që mësohet se adoleshenti është qëlluar me thikë disa herë.
I plagosuri bashkë me një ish- maturant të shkollës "Kostandin Kristoforidhi" kanë qenë duke legalizuar disa dokumente të tyre shkollorë dhe në momentin që kanë dalë nga zyrat e Drejtorisë Rajonale Arsimore të Tiranës, Valden Osmani është qëlluar me thikë disa herë në këmbë.
Në konfliktin ku mbeti i plagosur maturanti Osmani, mësohet se është përfshirë edhe një person tjetër i cili është shoqëruar në polici nga unformat blu.
Ndërkaq, i dyshuari është shpallur në kërkim nga policia e kryeqytetit me akuzën e plagosjes së rëndë me dashje me mjete të të mprehta dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta.
Ndërkaq, i plagosuri pas goditjes me thikë ka humbur shumë gjak, por pasi është dërguar nga punonjësit e Drejtorisë Arsimore Rajonale të Tiranës në spital dhe pas ndërhyrjes së mjekëve, ka kaluar rrezikun për jetën.
Ndërkohë Policia e Tiranës nuk ka dhënë asnjë informacion për autorin e dyshuar të plagosjes. Në javën e parë të fillimit të shkollës, një nxënës i shkollës 9- vjeçare Bajram Curri, goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij, duke e lënë të plagosur.
Drejtoresha e Arsimit: Ngjarja s' ka lidhje me institucionin
Pas ngjarjes së djeshme ku mbeti i plagosur maturanti i shkollës Teknike Ekonomike në kryeqytet ka reaguar edhe drejtoresha Rajonale e Arsimit në Tiranë, Arjana Bekteshi. Sipas saj, ngjarja nuk ka pasur asnjë lidhje me institucionin që ajo drejton dhe çdo gjë ka nisur jashtë ambienteve të drejtorisë.
"Pranë ambienteve të Drejtorisë Arsimore Tiranë ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku një maturant i shkollës Ekonomike është sulmuar me thikë nga një person që nuk ka lidhje me Drejtorinë Arsimore. Sipas informacioneve që kemi në lidhje me ngjarjen, sherri ka nisur jashtë zyrave të Drejtorisë Rajonale Arsimore të kryeqytetit.
Për fat të mirë, pranë vendit të ngjarjes kanë qenë të pranishëm edhe punonjësit e zyrave të Drejtorisë, të cilët kanë ndërhyrë për t'i dhënë ndihmën e shpejtë maturantit të plagosur",- u shpreh dje në lidhje me ngjarjen, Arjana Bekteshi. Ndërkohë, sipas burimeve të policisë, autori i krimit, ishte paraqitur