E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, konflikt midis shqiptarëve, plagosen katër persona



Katër emigrantë shqiptarë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një konflikti të ndodhur në Itali. Ngjarja ndodhi në pasditen e ditës së djeshme në qytezën e Frosinones. Sipas burimeve nga policia, shkak i kësaj ngjarjeje mund të jetë një konflikt i nisur si pasojë e larjeve të hesapeve midis dy grupeve rivale. Sipas mediave italiane, tre persona kanë marrë plagë në këmbë, ndërsa një i katërt është qëlluar në gjoks. Sipas policisë italiane, ka qenë një person që ka qenë autori i kësaj ngjarjeje. Ai është futur në një pallat, ku ka nisur të qëllojë dhe konflikti me armë ka vazhduar edhe në shkallët e pallatit. Më pas, autori i ngjarjes është larguar me një automjet tip Mercedes-Benz të zi. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e autorit të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›