Reagimi i ministrit Basha për protestën
Ministri Basha u shpreh se në sajë të bashkëpunimit, Policia e Shtetit do të njohë rezultate edhe më të larta në punën e saj. Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të opozitës se do të përdoret forca, nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësohen. Basha është përgjigjur se çdo element kriminal që përpiqet të shkelë ligjin do të marrë përgjigjen e merituar. “Policia e Shtetit ka garantuar dhe do të vazhdojë të garantojë në mënyrën më të plotë të drejtat kushtetuese të çdo qytetari dhe të çdo force politike për protesta paqësore. Dhuna dhe thirrjet për dhunë do të marrin përgjigjen e merituar ligjore. Aktivizimi i kontingjentit kriminal nuk do të tolerohet. Ndaj bëj thirrje që të shkurajohet dhe të hiqet dorë nga aktivizimi i këtij elementi kriminal, përndryshe pa asnjë pikë hezitimi mbi ta do të vijë dora e rëndë e ligjit”, - u shpreh ai.