Kredi për bizneset pa kolateral
18/02/2009 Ministria e Financave po shqyrton 7 oferta nga institucione financiare ndërkombëtare
Shehu: Qeveria do të hyjë garant. Kredia 300 milionë euro do të stabilizojë tregun
Qeveria do të dalë garant për bizneset që do të paraqesin vështirësi. Ka qenë zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, i cili ka saktësuar se skema konkrete do të jetë për bizneset eksportuese që nuk kanë mundësi të marrin kredi. Aktualisht niveli i kreditimit të ekonomisë reale në vend po has në një shtrëngim të masave për marrjen e një kredie.
Huaja
Kjo situatë sipas zyrtarëve të Ministrisë së Financave lidhet me faktin se bankat e nivelit të dytë po reflektojnë ndryshimin e strategjisë së bankave mëma në tregjet ndërkombëtare. Qeveria po e plotëson nevojën për hua nga bankat e huaja, duke u dhënë mundësi bankave vendase për kreditim më të mirë të ekonomisë. “Në qoftë se eksportuesit nuk kanë kolaterale dhe bankat nuk japin kredi për mungesë kolaterali, ne do të mbështesin kredi të tilla. Këto programe do të zgjerohen megjithatë kjo nuk përjashton që ne të mbështesim financiarisht sektorë të veçantë që janë në vështirësi”, - thotë zoti Shehu. Ministria e Financave po vlerëson ofertat për të marrë një kredi deri në 300 milionë euro që do të hidhen në treg. “Me anë të kësaj kredie ne do të krijojmë më shumë mundësi për kreditimin e biznesit dhe do të fusim vazhdimisht në vendin tonë valutë që do të kontribuojë në stabilitetin e brendshëm”, - tha Shehu. Kjo hua nga bankat e huaja do t’u krijojë mundësi bankave në vend për të kredituar ekonominë. Ky është një presion mbi bankat e nivelit të dytë në vend për të mbështetur ekonominë reale.
Oferta nga 7 banka
Ministria e Financave ka mbyllur procesin e pranimit të ofertave për financimin e huasë. Pak kohë më parë Qeveria paraqiti kërkesën e saj për të marrë hua në tregun e huaj për të financuar investimet publike të vitit 2009, sipas programit të buxhetit. Aktualisht janë shtatë institucione ndërkombëtare financiare që paraqitën ofertën e tyre për kredinë e financimit të investimeve publike. “Janë paraqitur 7 oferta nga institucione financiare ndërkombëtare me shumë reputacion në tregun financiar botëror”, - theksuan burimet zyrtare të Ministrisë së Financave. Ato janë Raiffeissen, Deutche Bank, Alpha Bank, J.P. Morgan, Citigroup, Credit Suisse dhe BNP Paribas. Ministria e Financave e cilëson këtë si një dëshmi për vlerësimin pozitiv dhe besimin që ka ekonomia shqiptare në tregjet financiare botërore, duke marrë në konsideratë faktin se këto tregje janë përfshirë tashmë në një krizë të rëndë. Pasi të bëhet vlerësimi i ofertave, do të shpallen edhe fituesit.
Kursi i këmbimit
Dollari është këmbyer dje me 102 lekë, ndërsa euro ka kapur kuotën e 130 lekëve. Kjo është një situatë e pafavorshme për bizneset, kryesisht ato që merren me eksporte. Por krerët e Ministrisë së Financave nuk e shohin problematike. “Shqipëria ka një rezervë valutore prej 2 miliardë eurosh dhe mund të ndërhyjë, por kjo ndërhyrje do të dëmtonte prodhimin vendas, pasi çmimet në tregjet botërore kanë rënë ndjeshëm, rënie e cila do të shkojë drejt kostos”, - janë shprehur drejtues të Ministrisë së Financave.
Besimi
Kriza ka goditur besimin te bizneset dhe konsumatorët shqiptarë. “Situata financiare dhe ekonomike në tremujorin e 4-t të 2008 është vlerësuar negativisht dhe në rënie nga konsumatorët. Në tremujorin e katërt të vitit 2008 Treguesi i Tendencës Ekonomike ra me 10 pikë përqindje. Aktualisht, treguesit e besimit të industrisë dhe konsumatorëve qëndrojnë poshtë mesatares së tyre afatgjatë”, - theksohet në raportin e Vrojtimit të Biznesit dhe Konsumatorëve, që u publikua dy ditë më parë nga Banka e Shqipërisë.
Kredi
Plot 25 milionë euro janë në dispozicion të bizneseve që janë në vështirësi, si fond garancie. Nga këto, 22,5 milionë euro do të jenë për kreditimin e bizneseve të vogla dhe të mesme dhe 2,5 milionë euro për bizneset pa kolateral. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në kuadër të masave për zbutjen e efekteve të krizës globale në ekonominë shqiptare. Viti 2009 është parashikuar të jetë i vështirë, ku edhe rritja ekonomike e vendit do të pësojë goditje.