Jemen, vritet një udhëheqës i Al Kaedës
Një zyrtar i Jemenit tha se forcat e sigurisë kanë vrarë një udhëheqës të Al Kaedës gjatë sulmeve të mbrëmshme. Guvernatori i provincës Shabua, Ali Hasan al-Ahmadi tha se Abdullah Mehdar u vra kur forcat e sigurisë kishin sulmuar shtëpinë ku ai po fshihej.
Autoritetet e Jemenit thonë se Mehdar ishte udhëheqës i një celule të Al Kaedës në qarkun Al-Huta në provincën Shabua, 600 km në lindje të kryeqytetit Sana.
Të dielën, guvernatori tha se dhjetra luftëtarë të Al Kaedës, përfshirë sauditë dhe egjiptianë që kishin ikur nga Afganistani, po fshehen në Shabua.