E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjendarja: Arma e grabitësit nuk ishte lodër

Shpresa Hasani, shitësja e argjendarisë

Tiranë, Shpresa Hasani: Ai theu xhamin me pistoletë.

Shitësja e dyqanit te Poliklinika 9: Si u përballa me autorin derisa erdhi Policia.

Shpresa Hasani, shitësja e argjendarisë që i bëri ballë tentativës së grabitjes pasditen e së hënës te Rruga e Kavajës në Tiranë, tregon momentin e përleshjes me autorin, duke dhënë edhe një përshkrim për identifikimin e tij. Ajo shprehet se kjo ishte hera e parë që dikush futet me armë në dyqan për ta vjedhur dhe, pavarësisht se arriti ta parandalonte grabitjen duke u përleshur me autorin, është e ndërgjegjshme se ka guxuar shumë me veprimin që ka bërë. Shpresa Hasani nuk është e bindur nëse arma e grabitësit ishte lodër apo ishte e vërtetë, pasi sipas saj me të ai kishte thyer xhamin e banakut dhe dukej që ishte objekt i rëndë metalik. Shitësja nuk është në gjendje të përcaktojë saktësisht nëse ishte apo jo pistoletë e vërtetë, pasi autori nuk qëlloi me të. Në një intervistë për gazetën Panorama, argjendarja Shpresa Hasani tregoi momentin e përballjes me autorin dhe dyshimet e saj për armën që ai mbante në dorë.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›