Gjirokastër, del nga rruga automjeti, humb jetën drejtuesi
Një ngjarje tragjike i ka ndodhur një të riu në Gjirokastër, pasi automjeti i tij doli nga rruga dhe ai gjeti vdekjen pak para se makina të përfshihej nga flakët. Burime nga policia lokale bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 15:30, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, përballë fshatit Jorgucat.
Automjeti i markës Wolksvagen, tip Golf 4 me targa GJ 86 69 A, i cili drejtohej nga 38- vjeçari Altin Lamko, lindur dhe banues në lagjen Dunavat, Gjirokastër, duke lëvizur nga Kakavija në drejtim të Gjirokastrës, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në fushë. Si pasojë e kësaj daljeje, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën menjëherë. Ndërsa automjeti si pasojë e rënies, pas një kohe të shkurtër, 2-3 minuta ka marrë flakë. Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e punonjësve të policisë të qarkullimit të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, të cilët ishin me shërbim në Kthesën e Muzinës, në aksin rrugor Jorgucat Muzinë, bënë të mundur nxjerrjen e trupit nga makina, pa u dëmtuar nga djegia, pasi makina u përfshi në flakë. Më pas ka mbërritur dhe zjarrfikësja, e cila ka bërë të mundur shuarjen e plotë të mjetit.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shkaku i kësaj daljeje ishte shpejtësia tej normave të lejuara dhe moti tepër i keq me shi dhe breshër.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shkaku i kësaj daljeje ishte shpejtësia tej normave të lejuara dhe moti tepër i keq me shi dhe breshër.