E Diel, 1 Nëntor 2026

Maxhoranca miraton shkurtimin e pensioneve te ish-ushtarakeve, Rama: Do ta shfuqizojme Aktin

/* */

Vetem me votat e maxhorances, pasi deputetet e opozites braktisen seancen, komisioni i sigurise miratoi kete Akt Normativ, duke e derguar per miratim perfundimtar ne seancen e dites se enjte ne Kuvend. Nenkryetari i komisionit, Ilir Gjoni, deklaroi se opozita nuk

eshte dakord me kete nisem te qeverise dhe kerkoi qe pensionet e ish-ushtarakeve te trajtohen sipas vendimit te Gjykates Kushtetuese. Deputetet e PS-se kerkuan edhe nje seance degjimore me shoqatat e ish-ushtarakeve, gje e cila nuk u pranua nga maxhoranca, me argumentimin se komisioni pergjegjes eshte ai i ekonomise dhe vetem ai mund te realizoje seanca degjimore me grupe interesi. "Ju keni sjelle nje akt normativ, i cili cenon vendimin e Gjykates Kushtetuese, i cili sanksionoi vendimin qe nje e drejte e fituar me ligj nuk mund te shikohet dhe ju po beni nje goditje ndaj Kushtetutes. Meqe nuk po gjejme mirekuptimin tuaj, ne do te largohemi duke u thene se nuk e votojme kete akt normativ", tha Gjoni. "Ky ishte nje 'shou' i radhes se opozites, per te treguar sesa e dashur eshte ajo me disa shtresa te shoqerise. Ushtaraket jane mirepritur dhe jane degjuar nga ky komision", u kunderpergjigj kreu i komisionit, Leonard Demi.
Ministria e Financave
Ne komisionin e sigurise, ekspertet e Ministrise se Financave argumentuan se pse duhet miratuar ky akt normativ. Drejtoresha juridike e ministrise, Lindida Rusmali, deklaroi se Gjykata Kushtetuese i kaloi kompetencat e saj kur caktoi sasine e pensioneve, pasi Kushtetuta nuk ia lejon asaj te merret me buxhet, pra financat e shtetit. "Ajo qe ka ndodhur eshte se Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vetem nje pike dhe ka lene ne kembe te gjithe pjesen tjeter te formules, por ka hequr edhe tavanin, pra ate kufi qe ne kishim percaktuar se do e bente skemen te realizueshme. Nese i referohemi Kushtetutes se Shqiperise, ndryshimet ne buxhet behen sipas procedures se parashikuar per hartimin e buxhetit dhe vete Kushtetuta normon kompozimin e buxhetit. Por askund nuk flet per kompetence te Gjykates Kushtetuese, per te urdheruar sesa duhet te parashikohen ne buxhet te drejtat ekonomike. Kushtetuta thote se shteti brenda mjeteve qe disponon dhe ne plotesim te nismes private, nuk e ka penguar kete kategori te punoje serish. Perderisa Kushtetuta nuk thote ndryshe, ligji mund te ndryshohet", tha Rusmali.

Debati ne Komision te Sigurise

Ilir Gjoni: Une e quajtur te papranueshme, sesi ju i pergjigjeni kerkeses sone. Pike se pari, Komisioni i Ekonomise nuk ka thirrur grupe interesi dhe kete e dime. Shqetesimi yne dhe i ish- ushtarakeve eshte se qeveria ka ardhur me nje akt normativ kur nuk ka asnje emergjence. Ju sollet kete akt per te cenuar interesat e ushtarakeve dhe iu shmanget nje projektligji, per shkak se donit t'i shmangeshit nje debati qe do ju nxirrte te zbuluar. Une e kuptoj pse nuk i doni ne komision ish-ushtaraket. Shteti duhet te tregoje kujdes per ushtarakut e vet. Puna qe ata bejne eshte jetike per sigurine tone. Ju keni sjelle nje akt normativ qe cenon vendimin e Gjykates Kushtetuese, i cili sanksionoi vendimin qe nje e drejte e fituar me ligj, nuk mund te shikohet dhe ju po beni nje goditje ndaj Kushtetutes. Une do t'ju bej thirrje ta shtyjne kete mbledhje per pasdite ose neser per te ftuar grupet e interesit. Meqe nuk po gjejme mirekuptimin tuaj, ne do te largohemi duke u thene se nuk e votojme kete akt normativ.
Leonard Demi: Ju mund te beni deklarata para kamerave, sa here te doni. Ata jane nderi i kombit dhe jane nderuar.
Ilir Gjoni: Ne i bejme deklaratat edhe prapa kamerave.
Leonard Demi: Ky ishte nje 'shou' i radhes se opozites per te treguar sesa e dashur eshte ajo me disa shtresa te shoqerise. Ushtaraket jane mirepritur dhe jane degjuar nga ky komision. Ata jane te lire te bejne ç'te duan, por ne do te vijojme mbledhjen.
Lindita Rusmali (Ministria e Financave): Sot ndodhemi ne terrenin konkret. Nga njera ana kemi te drejten sociale ekonomike te ofruar nga ligji. Nga ana tjeter, nga pamundesia e perllogaritjes se te drejtes dhe pamundesise te perllogaritjes se te drejtes dhe pamundesise se çmimit te se drejtes, per shkak se nuk referohet ne ligj pro, ne nje vendim te Gjykates Kushtetuese. Kjo e drejte perballet me shifra e kapacitetet e buxhetit te shtetit pa nje reference ne ligj, qe ta perqase me shifrat qe ka buxheti i shtetit, ajo behet e paperballueshme. Ajo qe ka ndodhur eshte se Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vetem nje pike dhe ka lene ne kembe te gjithe pjesen tjeter te formules, por ka hequr edhe tavanin, pra ate kufi qe ne kishim percaktuar se do e bente skemen te realizueshme. Nese i referohemi Kushtetutes se Shqiperise, ndryshimet ne buxhet behen sipas procedures se parashikuar per hartimin e buxhetit dhe vete Kushtetuta normon kompozimin e buxhetit. Por askund nuk flet per kompetence te Gjykates Kushtetuese per te urdheruar sesa duhet te parashikohen ne buxhet te drejtat ekonomike. Kushtetuta thote se shteti brenda mjeteve qe disponon dhe ne plotesim te nismes private, askush nuk e ka penguar kete kategori te punoje serish. Perderisa kushtetuta nuk thote ndryshe, ligji mund te ndryshohet.
Specialist i Ministrise se Financave: Ne kete eshte parashikuar qe te mos kete pension te parakohshem me te ulet, sesa pensioni baze, pavaresisht llogaritjeve qe behen. Nga janari i vitit 2011 do te fitoje edhe pagesa e kontributit ne masen 5 %. Ne kete projekt parashikohet qe te gjitha efektet financiare shtese, te cilat dalin nga rillogaritjet dhe qe kalojne limitin e pensionit maksimal, per shkak se nuk jane mbuluar me fonde nga buxheti i vitit, do te jepen me keste per çdo perfitues. Rama: Do shfuqizojme aktin e qeverise

Gjate nje tryeze te organizuar nga Partia Socialiste, kryesocialisti premtoi se do te jete ne krah te ish-ushtarakeve, te cilet nuk po vleresohen nga qeveria per kontributet e dhena. "Nuk ka dyshim, qe nder ato akte te pashembullta barbarie, antikushtetuese, antidemokratike, antinjerezore, siç eshte edhe ky akt qe ne do ta shfuqizojme si akt i pare i respektit te qeverise sone ndaj njerezve te zakonshem te ketij vendi, padyshim do shfuqizojme edhe aktin normativ, qe Saliu ne kundershtim me kushtetuten dhe ne mungese te plote respekti per dinjitetin tuaj, do te kaloje diten e enjte ne Parlament. Do ta shfuqizojme si shprehje e respektit tone per te gjithe ju. E detyrimit te shoqerise sone ndaj te gjitheve ju, por dhe si shprehje e respektit tone te palekundur ndaj kushtetutes dhe vendimeve te Gjykates Kushtetuese te ketij vendi, qe ndryshe nga Saliu, ne dime t'i lexojme dhe kemi deshmuar tradicionalisht se dime vetem t'i respektojme", u premtoi Rama ish-ushtarakeve.   
Kryesocialisti i kerkoi ish-ushtarakeve t'i bashkohen rruges se protestave, qe opozita e bashkuar ka nisur per largimin e qeverise. "Ne kemi qene, jemi dhe do te jemi perdite ne proteste, ne te gjitha rruget dhe me te gjitha format. Kemi protestuar, protestojme dhe do te protestojme edhe per ju. Edhe per te gjithe ata shqiptare qe njesoj si ju, vetem se jane njerez te zakonshem te ketij vendi, nuk jane pjese e shqetesimeve te nje qeverie qe nuk varet nga vota e njerezve te zakonshem, por qe eshte ne kembe, sepse ka vjedhur voten e tyre. Ju mirepresim ne protestat tona e do t'ju mbeshtesim mesa mundemi ne çdo proteste tuajen, duke bere gjithçka mundemi, siç e kemi bere ne Parlament dhe kudo ku fjala jone ka nje mundesi per tu degjuar, argumentet, provat, qendrimet tona kane nje mundesi per t'u pasqyruar", u shpreh Rama.
Ai theksoi se shteti ia ka mohuar te drejten ish-ushtarakeve. Gjithashtu akuzoi kryeministrin Berisha se ka shkelur vendimet e gjykatave dhe duke dale mbi vendimet e tyre ne shkelje te te drejtave te ushtarakeve. "Ne jemi ketu per t`ju dhene mbeshtetjen tone. Shteti ka neperkembur ushtaraket deri ne poshterim te qytetareve te ketij vendi, qe i kane sherbyer me devocion shtetit", theksoi Rama. sipas tij, e drejta nuk mund te gjendet ne nje shtet qe qeveris me vota te vjedhura, ku demokracia nuk mund funksion dhe as respekton vendime te rendesishme, si ato te gjykatave. "Edhe pse gjykata vendosi pro ushtarakeve, shteti dergon ne Parlament nje akt normativ kunder vendimit, qe eshte nje karshillek i hapur ndaj shtreses se ushtarakeve", u shpreh Rama.
Kryesocialisti akuzoi kryeministrin Berisha se nuk ka asnje vizion per vendin dhe per mireqeverisjen e Shqiperise. "Saliu investon per pushtetin e tij dhe genjen ore e çast per ate qe ben", tha Rama. Financat: Kushtetuesja vendosi 100 mije leke pensionin e nje ushtaraku

Nje ish-ushtarak qe nuk ka plotesuar moshen per pension dhe ka vetem 27 vjet pune, perfiton nje page mujore te barabarte me 107 300 leke te reja ne muaj, ndersa nje nene qe ka punuar 27 vjet dhe nuk ka plotesuar vitet per pension, merr sipas ligjit vetem 7 960 leke. Ky ka qene shembulli qe ka sjelle dje Ministria e Financave, per te nenvizuar pabarazine qe krijon ligji per pensionet e ushtarakeve, i cili u miratua nga Kushtetuesja. Reagimi i ardhur menjehere pas komenteve te kreut te Parise Socilaiste per kete çeshtje, thekson se pensionet suplementare per ish-ushtaraket jane nje barre edhe per buxhetin. "Sipas vendimit te Gjykates Kushtetuese, vetem 7400 persona perfitonin nje shume prej 1.2 miliarde leke ne vit. Duke iu referuar ketij vendimi, theksojme gjithashtu se vetem gjysma e fondit me te cilin sot shperblehen 11 517 persona, te cilet trajtohen me pensione te parakohshme per vjetersi sherbimi si ish-ushtarake, eshte sa dyfishi i fondit te pensioneve, qe sot u shperndahet  180 mije pensionisteve ne fshat", thuhet ne reagimin e ministrise. Nga ana tjeter, kjo e fundit sqaron se akti normativ i qeverise synon qe te shmange pabarazite e theksuara qe ekzistojne. "Ligji qe eshte çuar ne Parlament permes aktit normativ, prek interesat e vetem 7400 ish-ushtarakeve nga 540 mije pensioniste, te cilet aktualisht trajtohen me page pleqerie ne Republiken e Shqiperise dhe synon te vendose drejtesi sociale dhe trajtim te barabarte para ligjit, persa i takon trajtimit te shtetasve shqiptare", sqarojne Financat. Duke e zgjeruar edhe me tej kete argument, Ministria e Financave ve theksin mbi faktin se ushtaraket jane kategoria qe perfiton trajtimet me te larta ne skeme. Gjithsesi, vendimi i qeverise sipas ministrise krijon vetem drejtesi ne trajtimin e shtetasve para ligjit. "Sigurisht, duke i njohur te drejten e pensionit suplementar ish-ushtarakeve, qe shkon sipas propozimit te qeverise deri ne trefishin e pensionit minimal te qytetit dhe katerfishin e pensionit mesatar ne fshat", shprehen Financat.

Ushtaraket: Mos prekni vendimin e Kushtetueses

Ish-ushtaraket i kerkojne Kuvendit te Shqiperise te mos miratojne Aktin Normativ per pensionet suplementare per ish-ushtaraket, duke e cilesuar si antikushtetues. Ne nje leter drejtuar edhe kreut te shtetit dhe Kuvendit, Aleanca Kombetare e Ushtarakeve te Shqiperise kerkon qe Kuvendi te mos preke vendimin e Gjykates Kushtetuese, me argumentimin se ne asnje vend demokratik nuk behet nje gje e tille. "Mos prekni te drejten e fituar te ushtarakeve per rreth 11 300 perfitues, mos krijoni kufizime artificiale dhe absurde qe nuk ekzistojne ne asnje vend te botes demokratike, si aplikime te reja me fuqi prapaveprues dhe te pakrahasueshme me aktualitetin e sotem, me dy pensione baze dhe mesatarizmin e te ardhurave personale per tere karrieren ushtarake. Aktualisht ka mjaft kontradiksione ne pensione, qe per te njejten page referuese vjetersi dhe kontribute te derdhura ne masen 8, 11 apo 13 % perfitojne pensione te ndryshme", thuhet ne kete leter. Me pas, ish-ushtaraket shprehen se fondet per te bere pagesen e pensioneve suplementare mund te gjenden nga abuzimet, sipas tyre te bera nder vite. Prej vitesh atyre nuk u eshte bere indeksimi i pensionit, si dhe nuk u eshte dhene kompensimi per rritjen e çmimit te energjise elektrike. Ne kete menyre, shprehen ata, sikur vetem keto fonde te llogariten, mjaftojne qe 11 300 perfituesit te marrin pensionet e perfituara nga ligji. Ne kete leter ata shprehen se 20 per qind e ish-ushtarakeve kane humbur jeten, ndersa shume prej tyre kane qene edhe te persekutuar politikisht ne kohen e diktatures komuniste. Ne kete leter ata japin edhe arsyet, qe per pagesen e tyre shteti te aplikoje pagesen me keste dhe te depozitoje detyrimin debitor ne Banken Kombetare, ne nje libreze kursimi personale me ose pa interes vjetor bankar dhe ne rast vdekje te ushtarakut, perfitues te jete familja e tij.

ERALD KAPRI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›