Rama ne Durres: Protesta te pandalshme kunder korrupsionit
Opozita e bashkuar rinisi dje protestat nga qyteti i Durresit. Pas nje nderprerjeje disa ditore, per shkak te permbytjeve ne Shkoder, kreret e partive opozitare thane dje se protestat do te jene te pandalshme. “Protestat do te jene te pandalshme per te çliruar vendin nga kthetrat e oborrit te korrupsionit”, u shpreh kreu socialist, Edi Rama, nga qyteti i Durresit. Kreu i selise roze deklaroi se nuk do t’u ndahet protestave per hapjen e kutive si dhe materialeve zgjedhore, duke theksuar se hapja e kutive dhe hetimi i zgjedhjeve te shkuara garantojne te ardhmen e gjithsecilit. Sipas Rames, sot Shqiperia eshte e pashprese
dhe akoma me e varfer do te jete, ne qofte se populli nuk rizgjedh nje qeveri, e cila do te jete ne varesi te tij. Duke pohuar se eshte e mrekullueshme qe shqiptaret te levizin te lire ne Europe, Rama theksoi se eshte e pafalshme te mos jemi pjese e saj. Sipas tij, Berisha e la Shqiperine pas deres se Europes, duke iu refuzuar statusi i vendit kandidat e duke bere qe Bashkimi Europian te mos çele anetaresimin per ne Europe. Kreu i selise roze theksoi gjithashtu se “jemi perseri ketu per te ngulur kembe per te njejten gje, per te cilen per vite e vite me radhe njerezit kane luftuar dhe kane fituar, per lirine per te zgjedhur qeverine dhe per ta vene ne varesi te qytetareve, per te ndryshuar marredhenien mes qytetarit dhe qeverise. Sot Shqiperia eshte me e varfer, me e papune, me e pashprese se nje vit me pare dhe jemi ketu per te kerkuar te njejten gje dhe s’ka si te jete ndryshe. Shqiperia do te jete akoma me e papune, me e pashprese nese nuk e zgjedh qeverine me voten e vet, duke e vene ne varesi te vet”, deklaroi Rama.
Kryesocialisti theksoi se qeveria refuzoi zgjidhjen e opozites per nje angazhim te perbashket per zgjidhjen e problemeve te vendit. “Ne i kemi ofruar qeverise 3 zgjidhje ne emer te interesave te vendit, por u refuzuan si te ishin herezi”, u shpreh Rama. Gjate protestes se djeshme, kreu i partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela, i beri ultimatum qeverise qe “deri me date 20 janar te hape kutite dhe materialet zgjedhore ose opozita do t’i marre me zor ne Tirane te gjitha bashke”. Ne kete proteste te pranishem ishin dhe kreu i Bashkise Durres, Vangjush Dako, por dhe kryetari i PDK-se, Nard Ndoka, si dhe ai i PBDNJ-se, Vangjel Dule. l.m.
Xhafaj: Kryetari i komisionit te kete 3 vota
Deputeti socialist Fatmir Xhafaj dha dje hollesi rreth kerkeses se deputeteve te PS per komisionin hetimor. “Ne bisedimet e para disa muajve ndermjet dy kryetareve te grupeve parlamentare eshte rene dakord per dy opsione: E para, qe shumica e shprehur te jete e maxhorances por dy anetare te saj te terhiqen sa here qe ka nje vendim, gje qe eshte e çuditshme se keta s’terhiqen kur jane minorance edhe si maxhorance, jo me kur jane ne maxhorance reale. Kjo nuk jep garanci dhe per ne eshte e papranueshme. Nuk jep garanci duke njohur moralin me te cilin keta kane funksionuar deri me sot”, u shpreh Xhafaj. Sipas tij, PS perkrah nje tjeter version. “Ka edhe nje version te dyte i cili thote qe perfaqesuesi i opozites te kete tre vota. Nuk eshte ne forme nje gjetje fort e mire, por gjithsesi ky eshte nje opsion me i pranueshem. Ne jemi te gatshem ta pranojme kete opsion”, u shpreh Xhafaj.