E Diel, 1 Nëntor 2026

Memorandumi do të shërbejë edhe si kuadër ligjor për riparimin e argjinaturave

15-12-2010 / Gazeta 55

Shqipëria dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshjen për sistemimin e lumit Buna

Shqipëria e Mali i Zi nënshkruajnë memorandumin e bashkëpunimit për thellimin e Bunës. Memorandumi synon pastrimin e shtratit dhe largimin e të gjitha pengesave artificiale si: mbeturinave të urave të shkatërruara, anijeve të mbytura, mbetjeve nga drunjtë etj. Pastrimin e shtratit rreth urave ekzistuese për të parandaluar ngadalësimin e rrjedhshmërisë përgjatë lumit të Bunës; thellimin, zgjerimin (ku është e mundur) dhe rehabilitimin e shtratit të lumit të Bunës; pastrimin e grykëderdhjes së lumit të Bunës në det; rishqyrtimin e kuotave të argjinaturës. Memorandumi u firmos dje në Shkodër nga ministrat e Mjedisit të dy vendeve, përkatësisht ministri shqiptar i Mjedisit, Fatmir Mediu dhe homologu i tij malazez, Milutin Simoviç. Lumi Buna, i vetmi lumë i lundrueshëm në Shqipëri, shpesh here është përfshirë në diskutime, për thellimin e tij, është vëne re dukshëm pas përmbytjeve të këtij fillim-viti në zonën e Shkodrës, ku dhe gjeografikisht shtrihet ky lumë. Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu u shpreh pas takimit me homologun e tij malazez se marrëveshja e mirëkuptimi do të jetë dhe për të riparuar argjinaturat.
Duke u bërë ndërtime afër këtyre argjinaturave, ka ndryshuar dhe klasifikimi, cilësimi i tyre, dikur ishin për të mbrojtur fushat, tani janë për të mbrojtur jetë njerëzish. Në lumin Buna mbrojtjet janë të limituara, pasi ky është një lumë ndërkufitar që i përket dy shteteve.

Situata post-përmbytje në Shkodër
Në ditën e 14-të të përmbytjeve uji në Shkodër vazhdon tërheqjen e tij duke nxjerrë në sipërfaqe objektet e përmbytura. Për një përmirësim të situatës mund të flitet për hyrjen e qytetit dhe lagjet Perash e Xhabije, ku niveli i ujit ka rënë, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për komunat e Nënshkodrës. Komunat Bushat, Velipojë, Dajç dhe fshati Obot vazhdojnë të mbeten të izoluar nga uji. Në këto komuna niveli i ujit ka qenë ekstremisht i lartë, por ditët e fundit ka pësuar rënie të ndjeshme. Mungesa e reshjeve të shiut në tre ditët e fundit dhe ulja e nivelit të liqenit të Shkodrës ka ndikuar në tërheqjen e ndjeshme të ujit në hyrje të qytetit, ku tashmë është i mundshëm kalimi dhe me mjete të vogla. Mbetet prezent uji në lagjet Perash dhe Xhabije. Statistikat e fundit të raportuara nga Shtabi i Emergjencave raportojnë për 10 800 ha tokë nën ujë, nga 11. 440 ha tokë e raportuar dy ditë më parë. Gjatë 24 orëve të fundit ka vazhduar tërheqja e ujit dhe dalja e objekteve në sipërfaqe. Aktualisht, në qytetin e Shkodrës dhe rrethinat janë nën ujë 1200 objekte, shumica e të cilave shtëpi banimi. Ulja e nivelit të ujit ka shtuar dhe numrin e qytetarëve që rikthehen në shtëpitë e tyre, të braktisura në ditën e parë të përmbytjes masive. Numri i të kthyerve në shtëpitë e tyre deri në orët e vona të ditës së djeshme ishte 3.335 persona. Kryeministri i vendit Sali Berisha kërkoi dje në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave, vazhdimin e operacioneve të shpëtimit, për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të evakuuar në furnizimin e tyre me ushqime dhe si sistemimin e të rikthyerve në shtëpitë e tyre, pas fatkeqësisë natyrore.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›