E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhoranca: Deputeti socialist ka shkelur Kushtetutën, përfitoi pasuri publike

06-03-2013 / Gazeta 55

Mandati i Fidel Yllit - diskutime në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores

Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, zhvilloi seancë dëgjimore me deputetin Fidel Ylli. Deputeti Ylli ishte thirrur për t’ju përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Këshillit lidhur me kërkesën e një grupi deputetësh për papajtueshmëri me Kushtetutën të mandatit të tij.
Seanca u zhvillua si pjesë e procedurës për heqjen e mandatit të deputetit Ylli, për shkak se gjatë kohës që ka qenë i zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ka përfituar me biznesin e tij nga pasuria publike, veprim i ndaluar nga Kushtetuta. Para disa ditësh Relatori Edi Paloka, i cili paraqiti kërkesën e PD-së tha se Filed Ylli ka shkelur nenin 70 të Kushtetutës, që përcakton se deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse, që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të tyre.
Ndërkohë në këtë kërkesë ligjore, deputetët e PD-së i kërkojnë Kuvendit që ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese çështjen e konfliktit të interesit të deputetit të PS-së. “Deputeti socialist Fidel Ylli ka rezultuar të jetë ortaku i vetëm i një radioje, në dhjetor të vitit 2009, ndërkohë që ai ishte shpallur deputet, me vendim të KQZ-së, që në gusht të këtij viti. Siç dihet, dhe siç përcakton ligji, frekuencat e radiove dhe televizioneve janë pasuri publike. Kushtetuta thotë se deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse, që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre”, thuhet në kërkesën e Grupit të PD-së. Këshilli do të konfrontojë përgjigjet e zotit Ylli me dokumentacionin përkatës për këtë çështje, dhe në mbledhjen e ardhshme do të diskutojë në tërësi çështjen.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›