Komisioni i Ligjeve: Pse duhen rrëzuar dekretet e presidentit
Komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut, e zhvilloi procesin për shqyrtimin e dekreteve të Presidentit të Republikës, si dhe gjithë diskutimet, bazuar në dispozitat e mësipërme kushtetuese, ligjin organik dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Në lidhje me dekretet në komision u konstatua se: të pesë kandidatët e dekretuar, sipas Kushtetutës kanë arsimin e lartë juridik; 2 nga kandidatët e dekretuar plotësojnë kriterin e vjetërsisë 10 vjet si gjyqtar, ndërsa 3 të tjerët plotësojnë kriterin e vjetërsisë 15 vjet si jurist; asnjë nga kandidatët e dekretuar nuk është në kufirin e moshës për pension; asnjë nga kandidatët e dekretuar nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi; grupet politike të përfaqësuara në komision deklaruan se nuk kanë zhvilluar proces konsultimi paraprak me Presidentin e Republikës, precedent i cili ka ekzistuar më parë dhe është praktikuar;
transparenca e procedurave të inicimit të kandidaturave nuk është kryer, një prej kandidaturave ka qenë më parë anëtar i Gjykatës së Lartë, çka është në kundërvënie me nenin 136/2 të Kushtetutës, që nuk pranon riemërimin. në Rregulloren e Kuvendit duhen përcaktuar procedurat e nevojshme për zbatimin e Kushtetutës, ligjit organik dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese
Bazuar në dispozitat e Rregullores së Kuvendit, Komisioni me shumicë votash vendosi që seancës plenare t'i paraqitet raporti i Komisionit të Ligjeve si më poshtë vijon:
-Nga shqyrtimi i procedurave të ndjekura nga Presidenti i Republikës për emërimin e pesë anëtarëve të Gjykatës së Lartë, nuk është respektuar procedura e parashikuar në nenin 4 të ligjit organik, pasi "nuk është marrë më parë pëlqimi i Kuvendit". Presidenti i Republikës nuk ka respektuar precedentin e krijuar, për sa u përket procedurave të konsultimit paraprak, procedura të cilat janë ndjekur më parë dhe kanë krijuar një praktikë të mirë kushtetuese.
-Nuk është mbajtur parasysh vendimi i Gjykatës Kushtetuese për t'i dhënë mundësi Kuvendit që të ushtrojë kompetencën e tij bashkëpunuese dhe kooperuese me Presidentin e Republikës.
Për arsyet e mësipërme, shumica e anëtarëve të komisionit u shpreh që t'i propozohet seancës plenare mosmiratimi i dekreteve që nuk plotësojnë kërkesat kushtetuese, procedurat e përcaktuara në ligjin organik dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Pakica në Komision u shpreh pro dekreteve të Presidentit me këto argumente:
Dekretet janë në përputhje me Kushtetutën.
Për herë të parë vijnë kandidatura nga gjyqësori.
Plotësohen kriteret që kërkon Kushtetuta dhe ligji organik për të qenë anëtar i Gjykatës së Lartë.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk përbën pengesë për të shqyrtuar meritën e kandidatëve të dekretuar me votim në seancë plenare.
Transparenca e inicimit të propozimit dhe të miratimit ose të pëlqimit, të rishikohet. Kjo është një çështje që ka vend për legjislatorin shqiptar për ta parë seriozisht.
Pjesë nga raporti i Komisionit parlamentar të Ligjeve
Grupi i PD-së: Topi të konsultohet për emrat e tjerë
Grupi parlamentar i PD-së i mbledhur pak çaste para fillimit të seancës së pasdites së djeshme, vendosi rrëzimin me votë të 5 dekreteve të Presidentit për anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Kryeministri Sali Berisha u bëri të ditur deputetëve të tij, se qëndrimi do të jetë unanim kundër dekreteve dhe se u ra dakord për konsultime me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, për emrat e tjerë që do i përcillen Kuvendit pas rrëzimit të dekreteve të para. Para grupit parlamentar të PD-së, Kryeministri kritikoi mënyrën e zgjedhjes së emrave nga ana e z. Topi, teksa shmangu nga procesi i konsultimeve dhe Kuvendin dhe mazhorancën. Ndaj nisur nga ky fakt, PD-ja vendosi rrëzimin e të gjithë emrave në Parlament, për t’i hapur rrugën një procesi konsultimesh për emrat e tjerë që do zgjidhen nga kryetari i shtetit për vendet vakante në Gjykatën e Lartë. Po në mbledhjen e djeshme të grupit parlament të PD-së, u vendos heqja me votë të fshehtë e imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.