E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mazhoranca do të respektojë vendimin e institucioneve ligjore”

28-05-2011 / Gazeta 55

Kreu i qeverisë takon ish-kongresmenin demokrat Lincoln Davis

Kryeministri Sali Berisha priti dje në një takim ish kongresmenin demokrat Lincoln Davis. Berisha e njohu bashkëbiseduesin e tij Davis me zhvillimin e zgjedhjeve për pushtetin vendor të 8 majit 2011.
Kryeministri vlerësoi zgjedhjet si zgjedhjet më të mira të zhvilluara deri më sot duke vlerësuar edhe pjesëmarrjen e lartë, procesin e qetë të votimit si dhe nivelin e lartë të transparencës në procesin e numërimit.
Kryeministri theksoi se ashtu si gjatë fushatës fokusi i koalicionit të udhëhequr prej tij ishte te qytetari dhe interesat e komunitetit ashtu edhe në periudhën paszgjedhore objektivi themelor në funksion të një procesi me standardet më të larta është numërimi i çdo vote ku zgjedhësi ka shprehur qartë vullnetin e tij. Ai theksoi bindjen e tij që garancia më e lartë për një proces me standarde të larta dhe rezultat me legjitimitet të plotë sigurohet vetëm nëpërmjet zbatimit me përpikëri të ligjit zgjedhor jashtë çdo presioni që vjen nga rruga.
Kryeministri e siguroi zotin Davis se mazhoranca do të pranojë çdo rezultat të certifikuar nga institucionet e mandatuara nga ligji.
Nga ana e tij, kongresmeni Davis duke vlerësuar punën e bërë nga qeveria dhe procesin transparent të zgjedhjeve që bazohet në respektin e votës së çdo zgjedhësi theksoi se vendimet  e institucioneve që i certifikojnë ato në përputhje me ligjin, duhen respektuar nga të gjitha palët në këtë proces, si një shenjë maturie demokratike e shoqërisë shqiptare.

    

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›