Modeli për demokracitë arabe është ai i demokracisë irakiane
Një fakt që nuk do ta kishim parashikuar kurrë pesë muaj më parë është se Iraku do të bëhej demokracia më e përparuar në të gjithë rajonin. Megjithëse ngjarjet duken të ndërlikuara, kur mendojmë për muajt e tërë që u deshën për të formuar një qeveri, nuk mund të injorojmë faktin se përplasja ka mbetur gjithmonë në nivelin politik dhe se njerëzit nuk kanë dalë kurrë në rrugë për të vrarë njëri-tjetrin. Qeveria nuk ka qëlluar kurrë kundër popullit të saj. Këto reflektime të pranverës arabe nuk vijnë nga John McCain e Joe Lieberman. Ato i deklaroi Bob Gates, i cili foli në Institutin e Ndërmarrjes Amerikane, në një nga fjalimet e tij të fundit të rëndësishme si anëtar i administratës “Obama”. Sekretari pothuajse i Mbrojtjes, duke iu përgjigjur një pyetjeje për mbi interesin amerikan në Irak, tha se qëllimi i Uashingtonit konsiston në mbështetjen “e një modeli të shoqërisë shumë-etnike dhe shumë-sektare. Një model që tregon se si demokracia mund të funksionojë edhe në botën arabe”.
Komentet e zotit Gates lidhur me këtë temë janë veçanërisht interesante. Gates, në fakt, ka qenë një nga anëtarët e Grupit të Studimit të Irakut, i krijuar nga presidenti Xhorxh W. Bush në vitin 2006, që sugjeroi se çfarë sillte një tërheqje nga skena në krahasim me një rritje të trupave. Një sugjerim që e bëri Bush dhe që çoi në fitoren mbi kryengritësit.
Në takimin e djeshëm, Gates shkoi më tej duke folur për mundësitë strategjike që Iraku ka hapur në Lindjen e Mesme, veçanërisht nëse konsiderohet një aleat kundër ambicieve iraniane. Vihet re “një interes reciprok në Irak e në Shtetet e Bashkuara, për të mbajtur gjallë këtë raport”, pas tërheqjes së rreth 50.000 ushtarëve që është parashikuar në fund të vitit, me mbështetjen logjistike ushtarake të SHBA-së, të punës së shërbimit sekret dhe të mbrojtjes së hapësirës ajrore.
Sipas Gates, ky bashkëpunim do t’i dërgonte “një sinjal të fortë rajonit se ne nuk po largohemi, se do të vazhdojmë të luajmë një rol në skenar. Unë mendoj se do të ishte një siguri për Shtetet e Gjirit. Unë mendoj se nuk do të ishte garantuese për Irakun dhe kjo është një gjë e mirë”.
Shefi i Pentagonit ka paralajmëruar se vendimi për të bashkëpunuar ose jo në këtë pikë i përket Irakut, por mendoj së do të pranojë. Siç ndodh shpesh në Irak, do të duhet kohë derisa udhëheqësit politikë të gjejnë një rrugë të drejtë për të vazhduar. Ajo që mund të them është se, qoftë nga këndvështrimi i së ardhmes së Irakut, qoftë për rolin tonë në rajon, mund të shpikin një mënyrë për ta bërë. Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara kur të vijë momenti, do të thonë po.
Arsyeja kryesore që çoi në rrëzimin e Saddam Husseinit, ishte mbrojtja e Amerikës nga ajo që të gjithë mendonin se ishin armët e shkatërrimit në masë, por një arsye e dytë ishte ajo që irakianëve t’u jepej mundësia për të qeverisur veten e tyre në një mënyrë që do të bëhej model për rajonin dhe ndoshta për t’i bërë aleatë me Shtetet e Bashkuara. Gates po thotë se Iraku është ky model dhe se administrata Obama e konsideron tani një Irak demokratik, si një ledh të fuqishëm për interesat amerikane në Gji. Pjesa tjetër e shtypit nuk do ta njohë atë, por zoti Gates po thotë pak a shumë: “Misioni u krye”.