Së bashku me Bashkinë, edhe drejtimi i PS-së është në agoni
Shtyrja e vendimit nga ana e Kolegjit Zgjedhor vetëm sa ka zgjatur agoninë që mbizotëron në strukturat e PS-së. Lidershipi aktual është certifikuar si i dështuar, prandaj edhe po pritet dështimi juridik, për të zyrtarizuar lëvizjen që do përzërë ylberistët që kanë pushtuar me dhunë partinë e konservatorëve të së majtës
Humbja e bashkisë së Tiranës është njëri hall për Edi Ramën. Halli tjetër, në pritje për të marrë start, është mundësia e tij, e diskutueshme, për ruajtur kryesimin e PS-së, e thënë ndryshe, për mosshkërmoqjen e kësaj partie.
Një gjendje e tillë, sigurisht agonie për PS-në, nuk e përjashton as Edi Ramën nga përfshirja brenda saj.
Ndërsa pjesa e asaj që duket, është prezent në çdo dalje publike të Edi Ramës, të cilit “nuk i qesh më buza”, pjesa e asaj që nuk duket, por nuk është e vështirë të merret vesh, lidhet me problemet që Edi Rama, pritet të përballet në kryesimin e pa garantuar të PS-së.
“Zërat kundër” brenda PS-së, në dukje “të heshtur”, kanë dhënë sinjale se do ti rezervojnë Edi Ramës një qasje jo të këndshme politike.
Shkërmoqja e bashkisë, stafi i të cilës, “aksionin” më të fundit të saj, kishte “futjen e duarve” deputetëve, në përpjekjen e tyre për të kapërcyer kangjellat e KQZ-së, nuk premton shumë, se ata do të jenë po kaq “të vendosur”, për “ti future duart” Edi Ramës, në tentativën për ta mbajtur në krye të PS-së.
Këtë Edi Rama e ka edhe vetë të qartë.
Por, në kushte kur nuk i kanë ngelur shumë mundësi zgjedhjeje për të vepruar, dhe kur qëllimi i vetëm i Edi Ramës, në një periudhë afatshkurtër, përballimi i agonisë dhe në periudhë më afatgjatë, kapërcimi i kësaj agonie, ai (Edi Rama), merakun më të madh ka shmangien e shkërmoqjes së partisë. Sepse shkërmoqja e PS-së, nuk do ti rezervonte atij asnjë garanci, që të shpresonte se do të ruajë edhe pjesën e shkërmoqjes, që mund të ngelet nga kjo parti.
Rama ndien rrezikuan, emëron sekretar të posaçëm për rrahjet, torturat dhe përndjekjet brenda partisë
Ndërsa humbjes së bashkisë nuk ka çfarë ti bëjë, për (mos)humbjen e PS-së, ka filluar, jo vetëm të mendojë, por edhe të veprojë seriozisht.
Përballë një situate të tillë, nuk i ka ngelur asnjë mundësi tjetër, veçse mbajtjes me dhunë të kryesimit të PS-së.
Në këtë kontekst, Edi Rama ka filluar ngritjen e një strukture të tipit “Ndërhyrje e Shpejtë”, e cila qëllim kryesor të funksionimit të saj, do të ketë “shuarjen e zërave kundër”, me të cilat pritet të përballet kryesocialisti.
Struktura më e re, e cila ndodhet në fazën e riorganizimit, ka filluar lançimin e saj nëpërmjet mesazheve “audio” që po shpërndan ndër “kandidatët”, për të dalë “armiq” të Edi Ramës.
Dhuna para datës së zgjedhjeve ndaj Gramoz Ruçit, megjithëse ishte “spontane”, jo vepër e planifikuar e strukturës, është shënuar në CV-në e kësaj strukture dhe përdoret si “argument bindës”, ndaj “zërave kundër”.
Ndërsa pjesa e rekrutimit të “ushtarëve”, është në “rrugë të mbarë”, problemet Edi Ramës, i kanë lindur, kur ka ardhur puna te sekretari, që do të drejtojë këtë strukturë. Mësohet se në garën e vështirë, konkurrentë janë disa deputetë, të cilët në tentativë për të mbijetuar në betejën me njëri-tjetrin, për postin më të ri në parti, atë të sekretarit të posaçëm për rrahjet, torturat dhe përndjekjet në PS, po mundohen të tregojnë sa më shumë vullnet, përballë kryetarit.
Kjo, sigurisht ka edhe koston e saj, sepse në rast të një fundi të hidhur të Edi Ramës, në krye të PS-së, kandidatët për sekretar të posaçëm për rrahjet, torturat dhe përndjekjet në PS, do të duhet të këndojnë këngën “poshtë mbreti – rroftë mbreti”, sikurse kanë bërë edhe më herët.