E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhoranca fiton 5 nga 9 komunat ku u rivotua Qamil Xhani

Koalicioni qeverises "Aleanca per Qytetarin" ka marre shumicen e komunave ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme te 31 korrikut. Nga nente njesite vendore qe u zhvilluan zgjedhjet, koalicioni qeverises ka marre pjesen me te madhe te tyre. Partia Demokratike dhe aleatet e saj kane fituar ne komunen Zall-Dardhe me Njazi Canin, ne komunen Pishaj Estref Cekrezin, ne komunen Mollas-Kolonje kane marre shumicen e keshillit, ne Kolsh Lezhe kane fituar me Ferdinand Ndoj si dhe kane fituar ne komunen Shllak me Hile Kodren dhe ne Armen me Klinton Haxhiraj-n. Mbremjen e djeshme eshte shpallur dhe rezultati i komunes Finiq ne Sarande, ku komisioneret e mbeshtetur nga koalicionit "Aleanca per te Ardhmen" nuk kane pranuar te firmosin procesverbalin qe certifikon fitoren e kandidatit te Partise MEGA, i cili eshte i mbeshtetur nga koalicioni "Aleanca per Qytetarin. Rezultati i dale nga numerimi, pas verifikimit te komisionereve ka shpallur fitues me nje vote kandidatin e Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Sokrat Spiro. Zhvillimi i zgjedhjeve te pjesshme u vendos nga KQZ-ja, pasi me date 8 maj, ne njesite zgjedhore komuna Shllak dhe komuna Pishaj, nuk u zhvilluan zgjedhjet per kryetar dhe per keshill, ndersa ne njesine zgjedhore komuna Mollas, nuk u zhvilluan zgjedhjet per keshillin. Gjithashtu ne perfundim te procedurave ankimore te ankimeve ne rruge administrative te vendimeve te KZQV-ve ne KQZ dhe te ankimeve ne rruge gjyqesore te vendimeve te KQZ-se ne Kolegjin Zgjedhor, u shpallen zgjedhje te pavlefshme ne njesite zgjedhore komunat Zall Dardhe, Paper, Shale, Armen, Kolsh, Finiq dhe komuna Qender Skrapar. Zedhenesi i KQZ-se, Leonard Olli tha dje per mediat se KQZ-ja realizoi me sukses procesin ne nente komuna, pervec komunes Shale, ku u pengua ngritja e komisioneve. "KQZ mori te gjitha masat per zhvillimin e nje procesi zgjedhor konform te gjitha standardeve. Per kete arsye, u ngarkuan edhe specialiste te administrates qe te ishin te pranishem ne te 10 keto njesi vendore per te asistuar dhe dhene ndihmesen e tyre ne cdo rast qe administrata zgjedhore do te kishte nevoje. E ndersa ne te gjithe njesite procesi vijoi normalisht, ne KZAZ nr. 42 (rrethi Shkoder), ne castet e fundit u shenuan problematika ne emerimin e anetareve te komisioneve te Qendrave te Votimit ne komunes Shale", tha dje Olli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›