E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhoranca jep konçesionet e fundit për hetimin parlamentar, cakton 18 marsin si seancë plenare

Edvini vazhdon ta konsiderojë parlamentin si motel dhe i çon deputetët atje me orë, por ky provokacion nuk e ka penguar mazhorancën të modifikojë kalendarin e të miratojë seancën për komision hetimor, megjithëse Edi Rama tashmë s’është më i interesuar për këtë kërkesë

Deputetët e Kuvendit vendosën dje 18 marsin si datën e shqyrtimit të nismave të propozuara nga opozita. Kuvendi miratoi me 125 vota ‘pro’ kalimin me procedurë të përshpejtuar të propozimit të Partisë Socialiste.
Pavarësisht insistimeve të kryetares së Kuvendit për të hedhur në votim projektligjin për Gjykatën Administrative, deputetët socialistë refuzuan të ndjekin axhendën e Kuvendit duke u shprehur se ishin të pranishëm në sallë vetëm për të votuar nismat e propozuara prej tyre.
Projektligjit për Gjykatën Administrative kërkon ¾ e votave të deputetëve.
Gjithashtu në seancën e djeshme u konstituuan edhe komisionet parlamentare me anëtarët e rinj të opozitës. Kuvendi miratoi edhe një propozim të deputetit Astrit Patozi, për rregulloren e parlamentit.
Nga ana tjetër, kryesocialisti në detyrë, Edvin Kristaq Rama, duket se s’ka për të hequr dorë nga përdorimi i Kuvendit të Shqipërisë, si shtojcë të interesave të tij, duke hyrë dhe dalë sa herë t’i teket atij dhe ylberistëve të tjerë.
Megjithëse ka paralajmëruar për marrëdhënie të kushtëzuar me Kuvendin, Edvini vendosi dje në mbledhjen e grupit parlamentar ylberist, pjesëmarrjen në seancë, por vetëm në përfundim të saj, atëherë kur ishte programuar edhe diskutimi i nismës ligjore të PS.
Ata kërkuan vetëm të diskutojnë për kalendarin javor, me qëllim për të futur dy nismat e PS për hetimin e zgjedhjeve të 28 Qershorit.
Pas betimit një seancë më parë, kjo është hera e dytë që deputetët socialistë shkelin në Kuvend pas bojkotit disa mujor që i bënë punimeve të Kuvendit.
Partia Socialiste ishte e pranishme me deputetet e saj në sallën e seancave plenare, por edhe pas vendimit të mesditës nga ana e grupit parlamentar ylberist, Kuvendi vazhdon të trajtohet si Motel rrugësh nga klika ylberiste e Edvin Kristaq Ramës.
Mazhoranca vendosi në kalendar si pikën e parë të rendit të ditës miratimin e projektligjit për ngritjen e gjykatës administrative, një iniciativë që ka mbetur e pa miratuar për shkak të mungesës së kuorumit të 84 votave në Parlament. Por, edhe pas seancës së djeshme, ligji për Gjykatën Administrative përsëri nuk u miratua.
Pas bërjes së betimit të deputetëve të opozitës, mazhoranca e konsideron miratimin e këtij ligji, të kërkuar me ngulm nga biznesi, si një provë për opozitën, edhe për shkak se gjykata administrative është një kusht ende i paplotësuar për liberalizimin e vizave.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›