Fakti/Lifting-u i Ermelinda Meksit kushton shumë herë më shumë se borxhi publik i Shqipërisë
Graria socialiste, ka marrë në dorë frenat e grupit parlamentar socialist përfshirë edhe “nusen” Gramoz Ruçi, për të kurdisur një valë akuzash ndaj aksionit qeveritar, të reformave strukturore, për rritjen ekonomike, përmes një pakete konkrete reformash, që do të bëjnë të mundur gjatë 2010-ës, uljen e borxhit publik dhe mbajtjen e tij në nivele të papërfillshme. Fakti që seancat e “përmirësimit trupor” të grave në selinë ylberiste kushtojnë qindra milionë lekë, pra, shumë herë mbi borxhin publik të Shqipërisë dhe rëndimi i financave të tyre, përkthehet në akuzë dhe përbaltje ndaj qeverisë dhe nismave të saj. Të njëjtën gjë përcolli dje për mediat, deputetja Ermelinda Meksi, e njohur për frekuentimin e seancave të lifting-ut në disa prej qendrave më të njohura dhe më të “kripura” nga çmimet në perëndim (veç vitet e fundit, ç’është e drejta, pasi dikur s’para kishte vlerësim për këtë proces). Ajo akuzoi qeverinë se ka rritur borxhin publik, në një kohë kur vetëm një seancë lifting-u i saj kushton afërsisht sa ndërtimi i vepre publike në shërbim të komunitetit qytetar. Graria socialiste e liftingu-t dhe e makijazheve shumë milionëshe, rëndon shumë herë më tepër se sa borxhi publik i Shqipërisë, me gjithë masat e marra nga aksioni institucional i qeverisë, për mbajtjen e tij në kushte të përballueshme dhe mos lejimin e rritjes proporcionale.
Lifting-u aerodinamik, i cili tashmë ka një emër konkret, duke filluar nga Arta e Lagunës, Xhaçka e Shemsies, Valentina e Lejeve të Ndërtimit, Rudina e Shuplakave, Shegushja e Dumresë apo edhe Ermonela e politikës së re të lakuriqit Rama, ka krijuar një barrikadë të fuqishme kundër çdo vendimi dhe përmirësimi të kuadrit ligjor që lidhet me reformat dhe përmirësimin e statusit ekonomik të Shqipërisë, por jo vetëm kaq.
Barrikada e lifting-ut për mbajtjen e formave trupore, përmes seancave të shtrenjta në disa prej qendrave më të famshme të lifting-ut në Europë, ka një shtrirje të gjerë dhe fushata operacionale kundër qeverisë, përfshin edhe vendimet që kanë të bëjnë me integrimin dhe liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë.
L. Q.