E Diel, 1 Nëntor 2026

Në korridoret e selisë ylberiste apo në Kullën e Pezës, kanë nisur të përshpërisin uratën “Paç fatin e Oltës”

Hakmarrja e fundit e Edvinit: Zëvendëson në parlament Kastriot Islamin me Olta Xhaçkën

Gazeta “55”, edhe më herët e ka parë jo pa “xhelozi” karrierën politike të Olta Xhaçkës. Por, ndërsa jemi ndalur e kemi “analizuar” kapërcimin e saj nga G 99 te PS, saktësisht deri jo vetëm deputete e kësaj partie, kurrsesi parashikimi ynë nuk arrinte të rrokte se ish-nusja e Shemsie Kadrisë ish-bosses së “Gjallica”-s, do të jetë nga dje mbrëma e në vazhdim, për të paktën 4 vitet e ardhshme, një nga zërat përfaqësues të Shqipërisë në Komisionin e Jashtëm Parlamentar.
Po, po, për ata që nuk e besojnë,nuk kanë alternativë tjetër veç të pranojnë “fatin”.
Në qoftë se “shock”-u ende vazhdon për ndonjërin prej atyre që ende nuk e kishin mësuar këtë “të re” të fundit, ka edhe të tjera.
Pa ju lënë më shumë të prisni për të mësuar “të renë” e radhës, po ju themi se Olta Xhaçka zëvendësoi në Komisionin e Jashtë të Parlamentit shqiptar, Kastriot Islamin.
“Po me Kastriot Islamin çfarë u bë?...”, ndoshta do të pyes ndokush...
Oh, mos u mërzisni, edhe nuk u la pa gjë, edhe atij ju gjet një vend në Komisionin Arsimor, të Parlamentit shqiptar.
Nejse!
Mbase të tjerët do të reagojnë mbase më ndryshe, duke na kujtuar se “nuk duhet të ndërhyni në punë te brendshme të PS-së”...
Mbase kjo kategori, ka edhe të drejtë.
Por, gjithsesi nuk mund të rrimë pa shprehur më tepër se një “ndërhyrje në punët e brendshme të PS-së”, një shqetësim, se çfarë përvoje dhe ç’kontribut pritet të ofrojë nga dje mbrëma, Olta Xhaçka, në punët e Jashtme të Shqipërisë.
Përvoja e saj, me marrëdhëniet me jashtë, sipas pjesë së CV-së së saj të pa shkruar e të papublikuar, “zbulon” se ajo ka qenë jashtë shtetit, biles edhe ka studiuar, pikërisht në SHBA.
Sigurisht, kjo nuk është ndonjë përvojë mbresëlënëse në politikën e jashtme, ama roli i saj si punonjëse sanitare (jo infermiere, sepse kjo është shumë fjalë e madhe), ndaj familjarëve të Edi Ramës, është i mjaftueshëm për Olta Xhaçkën...
Dhe jo vetëm kaq...
Olta Xhaçka ndoshta, kur ishte nusja e Shemsie Kadrisë, ish-bosses së “Gjallica”-s, nuk e ka menduar, pse jo edhe nuk e ka besuar, se nga piramidat financiare, ajo do të katapultohej edhe në piramidën politike...
Oroskopi me siguri, në kufi të dy shekujve, pse jo edhe dy mijëvejçarëve, i ka rezervuar Olta Xhaçkës, dy fate të ndryshme...
Natyrisht, larg “xhelozive”, nuk ka si, dhe nuk ka pse edhe gazeta “55” të përsërisë uratën që përdoret në korridoret socialiste apo në Kullën e Pezës “Paç fatin e Oltës”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›