Mazhoranca kalon kandidaturën e Topit për në Gj. e Lartë

Ai është Artan Zeneli, i dekretuar nga Presidenti në ikje, Bamir Topi. Shqyrtimi i kësaj kandidature është shtyrë prej muajsh, pas ngërçit të krijuar për këtë çështje në lidhje me kompetencat e Presidentit të Republikës.
"Gjykata e Lartë në momente të caktuar ka nevojë për njerëz të doktrinës, për njerëz të shquar dhe nëse arrihet që nëpërmjet sistemit përfshirës në karrierë të merren dhe njerëz jashtë sistemit gjyqësorë, atëherë me të vërtetë do të kishim një Gjykatë të Lartë profesionale", deklaroi Zeneli në komisionin parlamentar të Ligjeve.
Kreu i komisionit, Ilir Rusmajli, tha konflikti me Presidentin nuk ka qenë për emra konkret, por për procedurat antiligjore. "Duhet ta pranojmë, në ditën e fundit të mandatit të tij të presidentit që po largohet, betejën kushtetuese për procedurat për emërimin e gjyqtarëve, Parlamenti e ka fituar. Ka ngadhënjyer mbi vizionin e presidentit në ikje me kokëfortësinë e një njeriu që në fakt, kokëfortësinë nuk e kishte presidenciale. Jemi në vigjiljen e presidencës së re dhe unë shpresoj shumë që presidenti që vjen, gjëja e parë që do të bëjë në detyrën e vet është që të korrigjojë gabimet e presidentit në ikje", tha Rusmajli.
Tashmë kandidatura pritet të kalojë në seancën e Parlamentit për miratim. /Start/
2012-07-23 16:04