E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhoranca miraton propozimet e PS-së

Komisionet

Kuvendi miratoi dje propozimet e grupit parlamentar të PS-së për plotësimin e vendeve të mbetura vakante nga opozita në disa struktura të Kuvendit. Sipas propozimeve të paraqitura, Namik Dokle caktohet në postin e nënkryetarit të Kuvendit, Valentina Leskaj u përzgjodh kryetare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Et'hem Ruka kryetar i Komisionit për Punën, çështjeve Sociale dhe Shëndetin, Ermelinda Meksi kryetare e Komisionit për Integrimin Europian. Në postet e nënkryetarëve në komisionet parlamentare, Fatmir Xhafa u përzgjodh për postin e nënkryetarit të Komisionit për çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Arta Dade nënkryetare e Komisionit të Politikës së Jashtme, Mimi Kodheli do të jetë nënkryetare e Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Ilir Gjoni në postin e nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Ilir Beqaj nënkryetar i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›