Mazhoranca, puç Topit në Kuvend
Prova e parë e Partisë Demokratike për të treguar një provë force ndaj Presidentit Topi për dekretet e Gjykatës së Lartë, ka dështuar dje në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Përveçse i është dashur të marrë "borxh" dy deputetë dhe të marrë kundërshtimin e aleatëve në qeverisje, mazhoranca nuk ka kaluar në Kuvend dekretet e Presidentit për t‘i votuar, por vetëm një frazë-propozim ku thuhet: Presidenti ka shkelur Kushtetutën, sepse nuk u konsultua me Parlamentin. Frazë që ka ngjallur një revoltë të vërtetë në komisionin që përgatit dhe firmos shtratin legjislativ të Kuvendit. Sipas rregullores, Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka nisur dje diskutimin për dekretet e Presidentit Topi, të cilat kanë më se një muaj, që qëndrojnë në sirtarët e kancelarisë së kryeparlamentares Topalli. Por ndryshe nga sa ishte paralajmëruar dhe nga sa u tha në fillim të mbledhjes, se do të shqyrtoheshin pesë emrat për t‘i analizuar nga ana ligjore, kryetari i komisionit, Fatos Beja, e ka futur diskutimin në një hulli tjetër. Në mënyrë jodirekte, Beja ka drejtuar diskutimin jo për te pesë kandidaturat dhe te ligjshmëria e tyre, por te mënyra sesi Presidenti ka bërë zgjedhjen e tyre duke mos respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. "Të mos merremi me karakteristikat e individëve, por me mbrojtjen e institucioneve", është shprehur Beja gjatë fjalës së tij. Një deklaratë e tillë nuk është parë me vend nga anëtarët e opozitës në komision, të cilët kanë kërkuar që të nisë diskutimi për dekretet në mënyrë konkrete, të cilat më pas do t‘i kalojnë për votim Kuvendit. Por kjo gjë nuk është pranuar nga deputetët e PD-së, e cila nëpërmjet Bejës dhe anëtarëve të tjerë u ka kujtuar deputetëve të opozitës se përzgjedhja e këtyre kandidaturave nuk është bërë konfom ligjit dhe Kushtetutës, pasi Presidenti i Republikës duke respektuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese duhet të ishte konsultuar me Kuvendin para se të përzgjidhte emrat. Pas këtij qëndrimi ka ardhur edhe reagimi i nënkryetarit të komisionit, Fatmir Xhafa, i cili ka deklaruar se "Presidenti i vendit i ardhur nga radhët e PD-së, ka guxuar të dalë jashtë gardhit të Kryeministrit dhe të Kryetares së Kuvendit. Çështja e vetme dhe kriteri i vetëm për të cilin ju jeni ulur dhe keni bllokuar dekretet e Presidentit është fakti se kandidaturat e ardhura nuk janë kandidatura që vijnë nga strukturat e PD". Por pavarësisht qëndrimit të opozitës, kryetari i komisionit, i cili e ka zgjatur mbledhjen për gati tri orë, nuk ka lëvizur nga qëndrimi i tij duke kujtuar vazhdimisht se nuk duhet ta politizojmë çështjen duke u marrë me emra konkretë, por të respektojmë Kushtetutën dhe pavarësinë e institucioneve kushtetuese. Ndërkohë që deputetët e opozitës, i kanë kujtuar vazhdimisht Bejës, se cili ishte qëllimi i tij me pozicionin që po mbante në komision. Nëse do të respektohet Kushtetuta, është shprehur deputeti Spiro Peçi, ajo është e shkruar mjaft qartë. Askush nuk mund të tërheqë dekretet mbrapsht dhe as ne si komision nuk mund t‘i mbajmë peng. Ka vetëm një rrugë të kalojnë në Kuvend për t‘u miratuar apo hedhur poshtë. Por ka qenë pikërisht kjo frikë e numrave që ka detyruar mazhorancën të zgjedhë një strategji tjetër, pikërisht në momentin e fundit.
Votim "rrufe" në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Deputetët e PD-së instruktohen nga Beja si të ngrenë dorën
Mazhorancës i rrjedhin votat, PDK e PBDNJ kundër, PR abstenon
I paqartë ka qenë momenti i votimit në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, dje për dekretet e Presidentit Topi. Ndryshe nga herët e tjera, kryetari Beja nuk ka kërkuar qetësi dhe vëmendje për votimin, por në momentin e një debati gjithëpërfshirës nga anëtarët, ka kërkuar vetëm vëmendjen e mazhorancës duke hedhur në votim propozimin e tij, se Kuvendi duhet të votojë për ligjshmërinë ose jo të procedurave të ndjekura nga Presidenti për pesë dekretet e Gjykatës së Lartë. Momenti i votimit, i ka ngjarë shumë atij të ditës së hënë në seancë, për ligjin e legalizimeve. Deputetët e mazhorancës, një pjesë e të cilëve nuk kanë qenë të vëmendshëm nuk kanë ditur ç‘të bëjnë të ngrenë dorën apo jo, pasi nuk e kanë dëgjuar atë çfarë ka thënë Beja, por ky i fundit duke e ripërsëritur edhe një herë me ton më të fortë deklaratën e tij, u ka kërkuar kolegëve të PD-së të votojnë pro. Kaq ka mjaftuar dhe të gjithë kanë ngritur dorën pro asaj çfarë ka kërkuar Beja. Por këtij urdhri nuk i është bindur deputeti i PR-së, Arjan Madhi, i cili megjithëse nuk ka thënë asnjë fjalë gjatë diskutimit prej tri orësh në komision, në momentin e votimit ka preferuar të abstenojë. Ndërkohë që deputeti i PBDNJ-së, Spiro Peçi, dhe deputeti i PDK-së, Tom Doshi, janë rreshtuar përkrah PS-së dhe LSI-së duke votuar kundër propozimit të bërë nga Komisioni i Ligjeve. Pas votimit, Beja nuk ka dashur të japë shumë shpjegime edhe para gazetarëve, duke u kujtuar këtyre të fundit se ai ka hedhur në propozim një vendim të komisionit, i cili do t‘i kalojë Kuvendit dhe atje do të bëhet diskutimi për të përcaktuar konkretisht se çdo të ndodhë me dekretet. Por deputetët e opozitës, duke kujtuar gjithmonë rregulloren dhe Kushtetutën, kanë deklaruar se për dekretet e Presidentit nuk ka diskutim në seancë. Gjithçka sipas tyre për kandidaturat, thuhet në Komisionin e Ligjeve dhe në seanca vetëm votohet nëse deputetët janë pro apo kundër tyre. Përgjegjësi kjo, që Beja nuk ka dashur ta marrë mbi kurriz, duke ia lanë gjithçka Kuvendit dhe Kryetares Topalli. Se si do të procedohet në seancë dhe a do të ketë debat apo jo për këtë çështje, kjo mbetet për t‘u parë në mbledhjen e radhës së Kuvendit, ku vlen për të theksuar se surprizat nuk mungojnë asnjëherë dhe gjithçka bëhet në emër të respektimit të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit, e cila është e "shenjtë".
Anëtarët
Mungojnë përkrahësit e Topit
Merren "borxh" Bano dhe Skuqi
Prania e dy anëtarëve të rinj dje në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, të cilët njihen si mbështetës të Kryeministrit dhe Topallit dhe mungesa e dy mbështetësve të Topit, nuk ka kaluar pa rënë në sy dhe pa marrë komentin e anëtarëve të tjerë. Luan Skuqi dhe Ilir Bano kanë qenë anëtarët e rinj, të cilët kanë zëvendësuar Arenca Trashanin dhe Dashnor Sulën, ndërkohë që Sali Shehu ka munguar. Kjo kërkesë për zëvendësimin e këtyre deputetëve është bërë nga kryetari i grupit parlamentar, Patozi, dhe është miratuar nga Kryetarja Topalli. Dy deputetët kanë ardhur paksa me vonesë, në komision, gjë që ka bërë të mundur që mbledhja të zhvillohej me duar të hapura. Kjo sepse në orën 10:00 Komisioni Parlamentar i Ligjeve është mbledhur pa praninë e mediave dhe kjo sipas kryetarit Beja, ishte në përputhje me rregulloren e Kuvendit. Por leximi rresht për rresht i saj nga opozita, e ka vënë me shpatulla për muri kryetarin e komisionit, i cili për ta respektuar deri në fund, është detyruar të hedhë në votim propozimin për ta bërë me dyer të hapura mbledhjen.
Vonesa në sirtarët e Topallit
Dekretet qëndrojnë një muaj në Kuvend
Telenovela e dekreteve ka nisur prej më se një muaji. Më 12 maj, Presidenti Topi dërgon në zyrën e Kryetares së Kuvendit emrat e tre anëtarëve të rinj për Gjykatën e Lartë, ndërkohë që dhjetë ditë më pas, më 22 maj, dërgoi dhe emrat e dy anëtarëve të tjerë. Dekrete, të cilat u mbajtën në sirtarët e tryezës së Topallit për gati tri javë, derisa gjithçka u zbulua dhe u bë publike nga mediat. Lajm i cili më pas u konfirmua nga opozita dhe më pas, gjatë një interviste televizive, edhe nga vetë Presidenti Topi. Por pavarësisht kësaj, Kryetarja Topalli, dukej e vendosur në qëndrimin e saj, duke theksuar se këto dekrete po mbaheshin në Kuvend, pasi po hetohej për figurat e kandidatëve. Deklaratë, e cila e acaroi më shumë klimën politike. U desh ndërhyrja e ndërkombëtarëve, të cilët në takime intensive me krerët e lartë të shtetit, por edhe me deklarata të cilat i kalonin kufijtë e diplomacisë, u bënë të ditur Topallit dhe Topit se duhet të respektonin Kushtetutën. Deklarata, të cilat ndikuan menjëherë te Topalli, e cila të nesërmen i dërgoi për shqyrtim në Komisionin e Ligjeve, dekretet e Presidentit.