E Diel, 1 Nëntor 2026

PDI: Indinjatë për deklaratat e Kokossis

Partia për Drejtësi dhe Integrim (PDI), me anë të një deklarate publike, është shprehur e indinjuar për intervistën e fundit të ambasadorit grek në Shqipëri, Konstantinos Kokossis, ku ai shprehet se çështja Çame helmon marrëdhëniet Shqipëri - Greqi!

PDI-ja dëshiron të theksojë se z. Kokossis sapo u emërua në Shqipëri u shfaq me deklaratën e Tij absurde sipas së cilës çamët paskan ardhur me dëshirën e tyre në Shqipëri në vitet 1944-1945, ndaj besojmë se ky zotëri do të mbahet mend në Shqipëri si ambasadori grek më arkaik dhe ngatërrimtar në pozicionet e marra publikisht ndaj çështjes Çame. Partia për Drejtësi dhe Integrim deklaron që së bashku me popullsinë Çame ndaj së cilës është ushtruar një gjenocid i vërtetë, duke i persekutuar, vrarë, masakruar dhe shpërngulur me dhunë çnjerëzore nga trojet dhe shtëpitë e tyre në Greqi, nuk po kërkojnë ndëshkim e hakmarrje, por mirëkuptim midis dy vendeve tona dhe respektimin dhe zbatimin e Standardeve Ndërkombëtare për të Drejtat Themelore të Njeriut.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›