E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta apel per zgjidhjen e çështjes çame

Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta reaguar dje ndaj disa deklaratave lidhur me çështjen çame. Meta theksoi se "qeveria shqiptare duhet të tregojë më shumë dinjitet kur diskuton problemin e çamëve me qeverinë Greke". Nga ana tjetër lideri i LSI-së, u shpreh se Greqia duhet që të reflektojë për problemin e çështjes çame, të cilët kërkojnë të drejtat e tyre. Ish-kryeministri Meta është i mendimit se zgjidhja e çështjes çame nuk i helmon marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë, përkundrazi i shërben forcimit të kësaj miqësie. Sepse edhe Greqia, shtoi ai, është për respektimin e të drejtave themelore të njeriut, një nga të cilat është edhe e drejta e pronës, që kërkojnë qytetarët çamë. Ai tha se politika e LSI-së ka qenë gjithnjë në përkrahje të të drejtave të çamëve.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›