Mazhoranca shpall qendrimin e vet në mbështetje të sistemit zgjedhor proporcional rajonal
Partia Demokratike, e konsideron procesin e realizimit të reformave, si themelorin për të ardhmen e vendit dhe të konsolidimit të stabilitetit në rritje të progresit në të gjitha fushat, në dobi të aspiratave euro-atlantike. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kreu i grupit parlamentar Astrit Patozi, deklaroi se “PD do të japë kontributin e vet të pazëvendësueshëm në avancimin e mëtejshëm të reformave, sidomos asaj zgjedhore”. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike diskutoi dje mbi propozimet e PS-së, si dhe ato të paraqitura nga vetë PD-ja, për ndryshimin e Kushtetutës. Demokratet do të mbështesin propozimet e Partisë Socialiste për reformen zgjedhore. Kryetari i grupit të PD, Astrit Patozi tha pas mbledhjes se do të votojnë në kuvend pro sistemint roporcional rajonal të propozuar nga socialistët. Sipas Patozit ky vendim u mor pas një debati konstruktiv mes deputeteve ne grup. “Grupi parlamentar i PD diskutoi me konstruktivitet zhvillimet më të fundit politike në vend ku vendin kryesor e zunë propozimet për ndryshimet kushtetuese të ardhura nga PS, por edhe propozimet tona. Pas një debati të lirë dhe konstruktiv arritëm në përfundimin që PD duhet të japë kontributin e vet të rëndësishëm në avancimin e mëtejshëm të këtyre reformave, sidomos të reformës zgjedhore. Do të mbështesim cdo propozim që vjen nga opozita lidhur me sistemin dhe i përmbahemi këtij qëndrimi”, tha Patozi. Numri një i deputetëve demokratë tha gjithashtu se shumë shpejt do të zhvillohet tryeza e aleatëve në nivel kryetarësh për të diskutuar për propozimet e PD për ndryshime në Kushtetutë. “Propozimet tona tashmë i kemi bërë publike në komisionin e ligjeve. Theksoj se propozimet tona nuk janë paragrafë të biblës ose të kuranit të cilat nuk mund të ndryshohen, ato mund të përmirësohen dhe mund të ndryshohen. Ne jemi në një komunikim të vazhdueshem dhe në një respekt të vazhdueshëm për aleatët dhe unë besoj se shumë shpejt do të ketë edhe një takim të nivelit të lartë me aleatët”, bëri me dije Patozi. Ndryshimet në kushtetutë kanë rihapur debatin politik në vend për reformën zgjedhore, ndërsa kanë startuar një të ri në lidhje me kompetencat e presidentit. Pak dite më parë, demokratët hodhën propozimin e amendimit të nenit 93 të Kushtetutës që lidhet me të drejtën e presidentit për dekretim. Sipas propozimit të demokratëve, ky nen duhet amenduar në mënyrë që kryeministri apo ministrat përkatës të kundërfirmosin dekretet e presidentit, me përjashtim të dekretit për shpërndarjen e Kuvendit. Ky propozim është kundërshtuar nga socialistët dhe përfaqësues të tjerë të opozitës, ndërkohë që ka kapur në befasi vetë aleatët e djathtë. Propozimet e bëra pak ditë më parë për ndryshimet në Kushtetutë, për modalitet e zgjedhjes së Presidentit, Kryeprokurorit të Përgjithshëm dhe për mocionin ndaj kryeministrit, nga një pjesë e politikës në vend kanë hasur në kundërshtime, vecanërisht nga përfaqësuesit e partive të vogla, ndonëse Partia Socialiste në opozitë është shprehur se do të mbështesë ndryshimet kushtetuese në bazë të konsensusit me shumicën parlamentare, pa lënë menjanë edhe aktorët e vegjël politikë. Gjithsesi kreu i deputetëve të Partisë Demokratike Astrit Patozi, vuri në dukje gjithashtu se PD është e hapur për ndryshime në propozimet e saj për ndryshimet kushtetuese.
Ndryshimet Kushtetuese, përmirësim të kuadrit ligjor dhe thellim të reformave/Pas propozimit të PS-së për amendim të Kushtetutës lidhur me sistemin zgjedhor, Partia Demokratike në pushtet paraqiti në mesin e kësaj jave një paketë me ndryshime të tjera në këtë dokument themeltar të shtetit. Ndërhyrja në nene të veçanta të Kushtetutës konsiderohet si një përgjigje e domosdoshme, e diktuar nga zhvillimet politiko-shoqërore në vend. Thellimi i reformave në kuadër të proceseve integruese euroatlantike parashtron nevojën e përmirësimit të kuadrit ligjor në funksionimin e institucioneve. Ndërkaq, paketa e re ligjore që PD paraqiti në Kuvend, parashikon amendimin e disa neneve të Kushtetutës, që lidhen me zgjedhjen e Presidentit të Republikës, mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe një ndryshim në mocionin ndaj Kryeministrit. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka vlerësuar se “në ndryshimet kushtetuese forcat politike e politikanët, pavarësisht nga eksperienca e tyre, duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Debati politik për këtë çështje duhet të bëhet pa emocione, pa mendime të çastit, pasi shpesh mendimet e çastit vijnë edhe nga emocione të forta politike”. Ndërsa nga ana tjetër, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, duke komentuar nismën e maxhorancës për prekjen e Kushtetutës, është shprehur se “ndryshimet në Kushtetutë nuk do të realizohen për të prekur interesat e ndonjërit, por për kryerjen e reformave të mëdha në vend”. Përsa i takon ndryshimit të sistemit zgjedhor në një sistem proporcional rajonal, për të cilin janë dakort dy partitë e mëdha, PD dhe PS, kryeparlamentarja gjykon se “nuk duhet të ketë shumë parti në Kuvend, në një vend me popullsi të vogël si i yni”. Aktualisht, në Komisionin e përhershëm të Ligjeve po shqyrtohen amendimet ligjore për sistemin zgjedhor, ndërkohë që pas miratimit të tyre në Kuvend, pritet shqyrtimi i paketës së propozuar nga PD për ndryshimet në Kushtetutë.