E Shtunë, 31 Tetor 2026

Titulli WBC, në ujëra shqiptare?!

Shqipëria mund të kthehet në pritësen e një titulli kampion bote në federatën WBC, ndonëse kjo ndeshje nuk do të zhvillohet në tokë, por në ujërat shqiptare. Boksieri 42-vjeçar italian, Silvio Branko, është sfidues i kampionit të peshave gjysmë të rënda që do të dalë nga ndeshja mes Adrian Drakoniu dhe Kris Henri. Kushdo që do të fitojë, do të jetë i detyruar të ndeshet me kampionin italian, por ky i fundit, në bazë të ligjeve në vendin e tij, nuk mund të zhvillojë ndeshjen në Itali, pasi ka kaluar moshën 40-vjeçare. Promotorëve të tij u ka lindur një ide gjeniale për të zhvilluar takimin sa më pranë Italisë dhe për ta bërë atë më spektakolar, ta zhvillojnë në det, në ujërat e një shteti të afërt me gadishullin Apenin. "Jam në kontakt me një mikun tim që po përgatitet të organizojë sfidën botërore në një anije transoqeanike, e cila do të qëndrojë në ujërat e një shteti të afërt me Italinë, në Shqipëri apo Korsikë, në mënyrë që t‘u jepet mundësi tifozëve italianë të ndjekin takimin. Mua më duket një ide e bukur", tha Branko.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›