Meta: Do dal vetëm në zgjedhje. Rama: Shyqyr, edhe unë vetëm
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, kja deklaruar dje se LSI dhe aleatet e saj do të formlizojnë shumë shpejt koalicioni i ri ri opozitar që përjashton Partinë Socialiste që sipas Metës ka shkelur detyrimet e tryezës së përbashkët zgjedhore. Meta zhvilloi dje pasdite një takim me banorët e njësisë bashkiake nr.7 në kryeqytet. Duke përshëndetur të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre lideri i LSI-së, Meta tha se dështimi i realizimit të Reformës gjithpërfshirëse zgjedhore, ashtu siç ishte edhe marrëveshja midis partive opozitare, shkon përtej interesit apo rëndësisë për partitë e majta dhe opozitare, problemi shkon dhe prek vetë thelbin dhe palcën e sistemit tonë demokratik. “Modeli që ju keni dëgjuar kohët e fundit, ai spanjoll që lidershipi PS-PD po gatuan në mënyrë të fshehtë dhe ku synonin ta paraqisnin në një seancë blic në parlament, është një komplot i vërtetë për demokracinë shqiptare” - u shpreh Meta. Sepse sipas konceptit të lidershipit PD-PS, theksoi Meta nuk ka rëndësi se dëmtohet rëndë demokracia, nuk ka rëndësi që sistemi që po përgatitet prej tyre cënon frymën e Kushtetutës, por e rëndësishme sipas tyre është që lidershipi i këtyre dy partive, të uzurpojë përfaqësimin e shqiptarëve në parlament në mënyrë të pandershme dhe njëkohësisht këta dy liderë të kontrollojnë gjithçka që ndodh brenda partive të tyre. “Ndaj ne si LSI, qëndrojmë në këto pozicione parimore dhe denoncojmë listat e mbyllura, të interesave të mbyllura që dëshiron të aplikojnë lidershipi i PS-së dhe PD-së, u shpreh Meta. Sipas tij, LSI do të vazhdojë të jetë mbrojtëse e votës së lirë, të së drejtës së shqiptarëve për të zgjedhur ato forca politike që ata kanë besim. Për të mos lejuar që të bëhet pazar me votën e lirë të shqiptarëve. Shumë shpejt do të lançojmë koalicionin e ri politik, i cili do të jetë në opozitë jo vetëm me Sali Berishën, por me cilindo që e imiton atë. Koalicioni i ri të cilin kemi iniciuar, ka si qëllim pikërisht përfaqësimin dhe respektimin e çdo vote të socialistëve të ndershëm e progresistëve që nuk ndjehen të respektuar dhe të vlerësuar në partitë aktuale”- theksoi Meta. Në këtë kuadër ai shtoi se, LSI dhe koalicioni “E Majta për Integrim” do të vazhdojë të japë alternativa dhe modele të reja zhvillimi, duke respektuar kontributet e gjithësecilit dhe jo duke bërë plagjatura apo fotokopje të veprimit politik të partive të tjera që variojnë nga konceptet politike e deri tek ngjyrat e simboleve të partisë. Gjatë këtij takimi Kryetari i LSI-së z. Meta ka shpërndarë me dhjetëra karta anëtarësimi.
PS, e vetme në zgjedhje me anë të sistemit proporcional rajonal/Partia Socialiste ka formalizuar përfundimisht daljen e saj e vetme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, me anë të sistemit zgjedhor proporcionalo-rajonal. Kësisoj, përplasjet e fundit brenda së majtës kanë arritur nivelin më të lartë të konfliktit dhe mërisë së vazhdueshme edramiste ndërmjet PS dhe LSI, sipasojë e ambicieve cinike pushtetare. Lufta ndërmjet dy selive, tashmë ka marrë një rrjedhë tjetër më të ashpër sipas linjë së vijës së ashpër të masave avangarde. LSI ka akuzuar PS-së se po i largohet drejtimit të saj të majtë dhe po përpiqet të krijojë edhe një drejtim tjetër doktrinalo-politik, duke marrë shkas nga komunistët e reformuar italiane, megjithëse kanë nivelin më të ulët të besueshmërisë politike, deri në mesin e viteve ’90 nuk i ndalën klikat e tyre mercenariste për pushtet ndaj forcave të tjera politike, që ishin kundër kësaj linje të kalbur politike dhe prirja e tyre orientohej drejt modernizimit të demokracisë. Kreu i LSI-sa Ilir Meta ka hedhur reagime të ashpra, duke deklaruar se PS-së po krijon një tjetër opozitë brenda opozitës së majtë, dhe madje ka hedhur aludime për bashkëpunim me PD-në, në dëm të forcave të vogla politike. Ndërsa dje nga selia e PS-në kanë vërshuar kundër reagimet e zëdhënëses së selisë rozë, Mimi Kodheli e cila ka theksuar se politika e ndjekur nga LSI shkon në dëm të pretendimeve dhe synimeve të opozitës në tërësi dhe se është e përfshirë në pazare politike me partitë e djathta. Kësisoj, Partia Socialiste përgatitet të hyjë e vetme në zgjedhje. Sipas nënkryetarit të grupit parlamentar të PS-së Erion Brace, sistemi proporcional rajonal dhe anti ‘Dushku’, presupozon hyrjen në zgjedhje parlamentare të ndarë. Sistemi proporcional rajonal presupozon korsi të ndara për secilën nga partitë politike, kësaj radhe korsi reale, jo me vota të partisë së madhe për partitë e vogla, siç ka ndodhur në zgjedhjet e së shkuarës. “Pra, me këtë dua të them, se do të jetë konkurrim real dhe pa fenomenin ‘Dushk’, ndërkohë që pas zgjedhjeve jemi të hapur për koalicione qeverisëse”, përfundoi Braçe. Duke iu referuar edhe ngërcit me LSI-në, Brace tha se dallimet mes propozimeve të dy partive janë vetëm për listat e hapura apo të mbyllura
Sipas tij, gjuha që po përdor LSI ndaj PS është gjuha e luftës së ftohte e cila nuk po çon aspak në fitore. “Trokisni në dyert e zyrave të Komisionit të Ligjeve ku do të gjeni një propozim të bërë për refomën zgjedhore edhe nga deputete të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim i cili ndryshon vetëm një pikë nga propozimi që ka bërë Partia Socialiste, tek listat e hapura apo të mbyllura, pjesa tjetër është thuajse e njëjta. Ndërsa për pjesën tjetër do të them se kjo është gjuha e një lufte të ftohtë”, tha Braçe.
Leonard Quku