Mazhoranca tërhiqet për komisionin hetimor ndaj Ina Ramës
Partia Demokratike tërhiqet nga ideja e ngritjes së komisionit hetimor për Prokurorinë e Përgjithshme. Megjithëse u premtua mbledhja e 28 firmave të deputetëve brenda javës për ngritjen e komisionit që do të sqarojë marrëdhëniet qeveri-prokurori, projekti i PD-së bie poshtë nga thirrjet e ndërkombëtarëve.
Frenohet Partia Demokratike për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për marrëdhëniet mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Brendshme. Megjithëse kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, ka bërë me dije se PD është gati të mbledh 28 firmat e deputetëve demokratë për ngritjen e këtij komisioni brenda kësaj jave, këto firma nuk janë mbledhur ende. Kritikat e ndërkombëtarëve duket se nuk kanë rënë aspak në vesh të shurdhët, duke frenuar në këtë mënyrë vazhdimin e luftës mes Kryeministrit Berisha dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Deklaratat e njëpasnjëshme të ambasadës amerikane në Tiranë, deklaratat unike të ambasadorëve të BE-së në Shqipëri, por edhe thirrjet e vazhdueshme të OSBE-së kanë detyruar mazhorancën të ndryshojë qëndrim. Burime pranë grupit parlamentar demokrat sqarojnë se ngritja e komisionit hetimor parlamentar për momentin është e sfumuar dhe pengesë nuk janë bërë aspak 28 firmat e deputetëve, por kritikat e njëpasnjëshme të ndërkombëtarëve. Ishin diplomatët e huaj të akredituar në Tiranë që kanë frenuar mazhorancën për të ‘sulmuar‘ hapur Prokurorinë.
Nuk do të ketë komisioni hetimor për punën e prokurores së Përgjithshme. Dhe kjo ka ardhur si rezultat i rritjes së dozës së reagimeve nga ana e ndërkombëtarëve, të cilët janë me misionin e tyre diplomatikë në Shqipëri. Për të evituar një përplasje mes mazhorancës dhe mes diplomatëve të huaj, të cilët kërkojnë pavarësinë e prokurorisë, ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers theksoi se ditët në vijim janë ditë pritshmërie për atë çka po ndodh së fundi në Shqipëri, duke e vendosur mazhorancën përballë një prove të madhe. I kontaktuar nga "Shqip", deputeti Bumçi nuk preferoi të jap sqarime mbi këtë ide, por shtoi se deri tani nuk janë mbledhur firmat për ngritjen e këtij komisioni.