Mazhoranca zbraz sallën. Braçe: Qendra tregtare e Zamirit, më e rëndësishme se buxheti
-Braçe: Berisha la buxhetin për të shkuar tek qendra tregtare e biznesmenit të tij
Pasi mbajti fjalimin e tij, Berisha u ul. Kryetarja e Parlamentit lajmëroi se do fliste Erion Braçe në emër të grupit parlamentar të PS. Kur sërish nisi të fliste Berisha. I qeshur tha se nuk ka asnjë vend në botë ku opozita nuk bën pyetje për buxhetin. Deputetët e tij duatrokitën e qeshën të lumtur. Më pas u ngrit dhe u nis për nga Rruga e Elbasanit për të marrë pjesë në inaugurimin e qendrës tregtare TEG, ndërtuar nga biznesmeni i rrethit të tij, Zamir Mane. Thuajse 80 përqind e mazhorancës u zhduk pas këtij momenti, sigurisht shumica për të shkuar në eventin e Manes.
Opozita, e cila u akuzua se nuk bën pyetje, nisi të mbajë fjalimet në një sallë bosh, pasi mazhoranca ishte nisur për qokë. Deputeti Erion Braçe tha se është e papranueshme që në sallë të mungojë 80 përqind e mazhorancës kur diskutohet ligji më i rëndësishëm. Ai tha se nuk mund të tolerohet kjo që bën Berisha, që braktis Kuvendin kur diskutohet buxheti e shkon për të bërë qoka tek biznesmeni i tij. Por drejtuesi i seancës ia ndërpreu fjalën.
“Kulmi i kapjes se Qeverise dhe kryeministrit!! Sali Berisha ka dy ore qe ka braktisur Kuvendin-ku ka pergjegjesine shteterore te mbroje buxhetin e shtetit, dhe ka shkuar ne inagurimin e Qendres Tregtare te Samirit-ku ka pergjegjesine personale ndaj klientit!! Pamjet jane te turpshme, shoqeruar me kabane uleritese te Laver Bariut! Sali Berisha ndryshoi dy projekte, rrugen Tirane Elbasan dhe Unazen e Tiranes, duke shtuar kostot financiare, vetem per ti kryqezuar njerezit tek Qendra Tregtare e Samir Manes!!! Ja pse Sali Berisha eshte kunder rritjes se tatimit mbi fitimet e bizneseve qe fitojne shume; ja pse Sali Berisha eshte kunder uljes se tatimit mbi rrogen ndaj atyre qe mezi jetojne!!”, ka thene Braçe.