Pele ishte më i mirë se Messi dhe Ronaldo

Legjenda e Real Madridit, Alfredo Di Stefano ka deklaruar se Pele ishte futbollist më i mirë se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
Argjentinasi ka lëvdata për yllin e Real Madridit dhe atë të Barcelonës por mendon se braziliani ishte në nivel më të lartë.
“Futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave? Pele. Messi dhe Ronaldo janë të dy futbollistë të mirë me kualitete të larta por Pele ishte më i mirë”, deklaroi Di Stefano për El Colombiano. “Messi është futbollist më teknik që driblon shumë. Kurse Ronaldo është më i mirë fizikisht dhe përfundon aksionet me të dyja këmbët”, u shpreh ai.