E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbaruan hallet me fitoren historike te konservatoreve ne Spanje

Nuk eshte edhe aq e papritur qe Partia Popullore konservatore  do te qeverise ne kater vitet e ardhshme Spanjen. Pas rezultatit historik te nje shumice absolute kandidati i saj Mariano Rajoy do te perpiqet qe te nxjerre vendin nga kriza. Nje krize e cila i solli Partise Punetore Socialiste te kryeministrit ende ne detyre Jos Luis Rodrguez Zapatero nje humbje drastike te zgjedhjeve me e keqja ne tre dekadat e fundit.

Po tani

Nje shumice e madhe e elektoratit spanjoll beson tek ndryshimet premtuese te Partise Popullore konservatore. Pas krizes se zgjatur tashme prej me shume se  tre vjetesh dhe te nje kuote shume te larte te papunesise ne historine e vendit ndryshimet e inicuara nga zgjedhesit duhet  te sjellin  nje ringjallje te shumepritur te ekonomise.

Nje detyre qe pavaresisht premtimeve nuk do jete e lehte. Kete la te kuptoje para pak ditesh Mariano Rajoy Une shpresoj qe ne fund te legjislatures perseri te kemi arritur nje situate punesimi te qendrueshme dhe stabel deklaroi kryeministri i ardhshem i Spanjes.

Bildunterschrift Mariano Rajoy ka perpara detyra te veshtira

Por qytetaret e saj nuk jane te vetmit qe kerkojne  permbushjen e premtimeve ne fushaten zgjedhore nga kreu i konservatoreve. Edhe Brukseli do te vendose kerkesat. Komisioni Europian javen e kaluar ka kerkuar masa shtese nga udheheqja e re per qetesimin e tregjeve te cilat Rajoy dhe kabineti i tij qeveritar i ardhshem duhet sa me shpejt qe te jete e mundur ti vere ne jete dhe qellimi i tij i vetem duhet te jete permbushja e kritereve per konsolidimin e buxhetit 2012.

Shkurtime te tjera

Presidenti i ri do ta kete te veshtire per te qetesuar ne te njeten kohe Europen dhe qytetaret spanjolle. Respektimi i detyrimeve per reduktimin e deficitit te buxhetit do te thote ne praktike qe duhen ndermarre shkurtime ende te papara. Me fjale te tjera Perpara qendrojne kohe te veshtira Ne dy vitet e fundit qeveria socialiste e Jos Luis Rodrguez Zapateros kishte kursyer tashme 15 miliarde te shpenzimeve publike kryesisht  permes shkurtimeve  te pagave ne sherbimet publike dhe ngrirjen e  pensioneve.

Bildunterschrift Flamuj te Partise konservatore spanjolle

Koha nuk pret

Ne fund  te fundit duhet pritur se creagim do te kete tregu pas triumfit te konservatoreve. Dhe sidomos duhet pare se cfare ndikimi do te kishte fakti qe qeveria e re nuk do ta filoje punen para muajit dhjetor. Nje rrethane e cila ne kushte jo normale nuk paraqet  problem te vecante. Megjithate kjo paralize per nje qeveri e cila  nuk ka mundesi per ta marre detyren javen e ardheshme mund ta perkeqesoje me tej krizen e borxhit spanjoll.

Autor Emili Vinagre/Mimoza Kelmendi

Redaktion Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›